E Diel, 1 Nëntor 2026

Si ti zgjidhni aksesorët për të kombinuar një veshje



Në procesin e stilimit na vijnë në ndihmë shumë mjete plotësuese për ta çuar veshjen në atë pikë që ne e kemi parashikuar. Pasi mbaron së qepuri, mund t’i bëjmë shumë ndryshime ose zbukurime. Mjetet e përdorura janë shumë të thjeshta, por servirja e tyre është më e rëndësishme se ato vetë. Për zbukurimin e bordurave, mund të përdorni fileta të gatshme ose dantellat shumë të bukura, të madhësive dhe ngjyrave të ndryshme, të cilat sot gjenden pa vështirësi. Për t’i ngjitur ato në buzën e veshjes duhet të kryeni kapje të vogla që të mos duken mbi sipërfaqe. Pjesa e sipërme duhet të duket e paprekur.
Lulet
Edhe lulet janë shumë të bukura për tu përdorur për aplikim. Ato mund ti gjeni të gatshme, por mund ti realizoni dhe me duart tuaja. Këtu keni disa foto shoqëruese të veprimeve që kryhen për të realizuar një lule Copa që do të përdorni është pjesë e veshjes ose copë tjetër. Gjithmonë do të jeni ju që do ta merrni vendimin duke provuar konkretisht. Në fillim eksperimente të tilla do t’ju duken pak të lodhshme, por gjithsesi janë shumë të mira për t’ju stërvitur vështrimin.
Fjongoja
Është e parapëlqyer të përdoren pëlhura të mëndafshta. Qepni rrudhën që do të formojë fjongon duke e vendosur copën dyfish. Në drejtimin pingul me të vendosni filetën që do ta mbërtheje si në unazë me një tegel të vogël me forcim dhe lidheni.
Xhufka
Në një katërkëndor prej kartoni në gjatësinë që dëshironi, mbështillni rreth tij shumë herë një fill leshi, mëndafshi, ose pambuku. Në një anë lidhni një nyje që ta mbajë të palëvizur fillin e mbështjellë. Ndërsa në anën tjetër priteni me gërshërë duke qenë të kujdesshëm që prerja të jetë në vijë të drejtë dhe fijet të mbetet në të njëjtën gjatësi. 1 ose 2 cm më poshtë nyjës që lidhët në fillim formoni kokën e xhufkës duke e rrotulluar një fije disa herë rreth e qark mbështjelljes.
Fileta zigzag
Është një bordurë prej pambuku ose mëndafshi, në ngjyra të ndryshme, në formë zigzagu dhe shërben për të zbukuruar jakat, mëngët, palën e kthimit, supanjën, rripat etj. Ndonjëherë kjo filetë është e fiksuar në vijë të drejtë, anës bordit të përparmë ose në drejtimin e palës së kthimit duke qenë e thjeshtë për tu punuar.
Kordoni
Ekzistojnë tipa të ndryshëm kordonësh, ose filetash të drejta, me të cilat është e mundur të formohen drejtëza të thyera dhe ondulacione sipas dëshirës. Si fillim kordoni fiksohet në ndonjë tegel bashkimi dhe pastaj punohet me tegel dore dhe bëhet qepja sipas ornamentit, apo formës abstrakte që keni zgjedhur.
Dantella
Dantella është një aksesor shumë i bukur dekorativ. Me të mund të krijoni një pamje shumë lozonjare të veshjes tuaj duke e përdorur në dorezat e mëngëve, në jakat e bluzave, xhaketave, në pjesën e poshtme të fundeve ose në aplikacione të ndryshme. Dantella gjendet në forma, madhësi dhe ngjyra të ndryshme.
Rruazat, teminat
Këto aksesorë kohët e fundit përdoren shumë në veshje. Ka stilistë, që pjesën më të madhe të krijimtarisë së tyre e mbështesin mbi punimin me qëndisje duke përdorur fije të ngjyrave të ndryshme, rruaza dhe temina. Këto mund ti gjeni kudo dhe mund të krijoni figura të shumëllojshme nga fantazia juaj ose ti merrni nga revistat e ndryshme të modës.
Thekët
Thekët shërbejnë për dekorim në pjesët fundore të veshjeve dhe mund të jenë me të njëjtën ngjyrë me të ose kontrastuese. Për të bërë thekët, pritet filli në dyfishin e gjatësisë së dëshiruar, përthyhet më dysh dhe qepet me tegel dore të thjeshtë.

Mëndafshi, shija e femrave të buta

Seta apo mëndafshi është një fibër natyrale, me orgjinë prej një gjallese të vogël, nga e cila mund të përftohen copa shumë të çmuara. Mëndafshi përftohet nga boçja e larvave të krimbit të mëndafshit (insekte që emrin shkencor e kane Bombyx mori), dhe që pak a shumë quhet edhe procesi i mbytjes, pasi larva mbytet për të evituar prishjen e boçes së mëndafshit.
Origjina
Përpunimi i mëndafshit e ka origjinën në Kinë, pak a shumë rreth vitit 6000 p.K. Legjenda thotë se lindja e seriko kulturës, i detyrohet perandorit Xi Ling Shi. Fillimisht, rrobat prej mëndafshi ishin të rezervuara vetëm për perandorët kinez, por gradualisht përdorimi i tyre u përhap edhe në shtresa të tjera të shoqërisë, madje edhe jashtë Kinës. Veshjet prej mëndafshi u bënë shumë shpejt një pasuri luksoze dhe u përhap në të gjitha zonat ku mbërrinin tregtarët kinez, për shkak të peshës së lehtë që kishin dhe bukurisë së këtyre veshjeve. Për shkak të kërkesave të shumta të produkteve ku përdoret mëndafshi, kjo fibër është kthyer në mallin më të rëndësishëm në tregun ndërkombëtar, deri në industrializimin e prodhimit të saj.
Ku përdoret
Mëndafshi përdoret më së shumti për të prodhuar veshje, përgjithësisht shumë të shtrenjta, si, kravata foulard dhe të brendshme (sidomos për femra). Mëndafshi mund të përdoret edhe duke u ndërthurur me leshin apo me fibrat sintetike. Piktura mbi mëndafsh, nëse pikturohet me dorë, ndryshe nga artikujt e stampuar, mund të japë rezultate artistike shumë më të këndshme, falë edhe efektit të saj double-face (dy ftyrëshe), mjaft praktike për të dekoruar dhe personalizuar aksesorë të ndryshëm për arredimin e shtëpisë. Mëndafshi, në varësi të karakteristikave, mund të jetë i tipit: Ponge, Crepe de Chine, Crepe Satin, Mussola, Shantung etj.

18 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›