E Hënë, 2 Nëntor 2026

Celulat neonaziste në Gjermani, dorëhiqet shefi i shërbimeve sekrete

Gazeta Shqip

Fromm akuzohet se ishte në dijeni të organizatës dhe ka përdorur si informatorë disa anëtarë të saj

Shërbimet sekrete gjermane ishin në dijeni të celulave neonaziste. E dinin se ishin në gjendje të vrisnin, e sipas akuzave, ishin në dijeni se e kishin bërë më parë dhe nuk ishin ndaluar. Madje i kishin përdorur si informatorë. Dyshimet ngrihen për shefin e shërbimeve të brendshme gjermane, Heinz Fromm, i cili pak ditë përpara daljes në pension ka paraqitur dorëheqjen përpara ministrit të Brendshëm gjermanë, Hans-Peter Friedrich. Ndërkohë vijojnë hetimet për grupin neonazistë gjerman Klandestiniteti nacional-socialist (Nsu), që akuzohet për vrasjen e të paktën dhjetë personave me origjinë të huaj në periudhën e viteve 2000- 2010. Vrasjet kishin mbetur të pazbardhura deri vitin e kaluar, kur u zbardhën detajet që i lidhnin me celulën terroriste. Hetimet po përqendrohen në zbardhjen e disa hijeve dyshimi, mes të cilave edhe të rolit të shërbimeve sekrete gjermane. Sipas akuzave, shërbimet sekrete ishte në dijeni të aktivitetit të grupit, që vepronte kryesisht në Turingia. Në vitin 2003 nga Italia kishte ardhur informacioni se grupi kishte financuar disa bijëza në Alto Adige. Një alarm ky pak a shumë i nënvlerësuar. Të gjitha dokumentet që lidheshin me Nsu të agjencisë gjermane Verfassungsschutz janë shkatërruar më momentin që nisën hetimet, në nëntor të vitit 2011. Ndërkohë dyshimi që po përhapet në Berlin se shërbimet sekrete jo vetëm që ishin në dijeni, por përdorni komponentë të organizatës si informatorë, duket se po gjen terren pas dorëheqjes së Fromm.

2 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)

Celulat neonaziste në Gjermani, dorëhiqet shefi i shërbimeve sekrete burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›