E Shtunë, 31 Tetor 2026

Celuloiti, keshilla për ta eliminuar dhe parandaluar atë

Dimri dhe veshjet e rënda fshehin të gjitha defektet dhe parregullsitë e trupit. Për fat të keq kjo ndodh vetëm për një kohë të shkurtër. Problemi më i madh i femrave? Sigurisht: celuliti. A ka ndonjë mënyrë efikase për ta parandaluar atë?

Këshillat që duhet të ndjekësh
1. Flini me këmbë të mbështetura mbi një jastëk (lartësi 10 cm). Por kini kujdes që jastëkun ta vendosni poshtë dyshekut.
2. Shko në palestër dhe ndiqe rregullisht 2 ose 3 herë në javë.
Mjaftojnë edhe 20 minuta gjimnastikë në ditë.
3. Ecni...
4. Masazhoni këmbët duke filluar nga kavilja, duke u ngjitur pastaj deri te kofshët me një peshqir pak të ashpër.
5. Përfundoni dushin duke u hedhur ujë të ftohtë këmbëve, duke filluar nga fundi i këmbëve dhe duke përfunduar te kofshët.
6. Eliminoni: kafenë, kripën dhe ushqime të kripura.

Evitoni
1. Mos mbaj veshur rroba shumë të ngushta.
2. Elimino, alkoolin dhe duhanin.
3. Evito takat e larta. Taka ideale është 4 centimetra.
4. Harro banjat e nxehta. Nxehtësia zmadhon të fryrat dhe ngushton enët e gjakut.
5. Mos qëndro këmbë përmbi këmbë, ndërsa je e ulur.

Shkaku i shfaqjes së celuliteve
Në fillim duhet të saktësohet që celuliti shfaqet tek 90 për qind e femrave. Një detaj tjetër është se ato shfaqen edhe tek femrat e reja, sepse njeri nga shkaqet është edhe ndryshimi që pëson trupi gjatë pubertetit.

Përse shfaqet më shumë te femrat
Sepse femrat në të kundërtën e meshkujve, kanë një përqindje më të lartë dhjami në disa zona të trupit. Dhe gjithë kjo vlen si për numrin e celuliteve, gjithashtu dhe për volumin e celuliteve, sepse femra është strukturuar në mënyrë të tillë.

Si shfaqet
Shkaku i parë është ngadalësimi i qarkullimit të gjakut. Kjo do të thotë që në vend që të transportohen një sasi substancash ushqimore, këto të fundit akumulojnë sasi dhjamërash. Këto provokojnë fryrje të lëkurës (edemi). Në këtë mënyrë shkaktohet ngadalësimi i qarkullimit të gjakut. Celulitet që mund të jenë shfaqur nuk mund të fryhen apo shfryhen përsëri. Ato fillojnë dhe formojnë grupe të vogla. Ato të fryra që ne mund të dallojmë, janë stadi më i avancuar i celuliteve. Në këtë mënyrë ngushtohet hapësira ndërmjet celuliteve dhe ngadalësohet fluksi i qarkullimit të gjakut. E rëndësishme është që të ndërhyjmë shpejt. Është themelore që të mund të ndërhyjmë në fazën fillestare sepse po të presim shumë do të arrijmë në një pikë nga e cila nuk mund të kthehemi më. Grupet e vogla të formuara bëhen gjithnjë e më të mëdha dhe lëkura bëhet gjithnjë e më e ashpër dhe atëherë do jetë shumë e vështirë për një ndërhyrje.

Një kontroll i vogël, të cilin mund ta bësh edhe vetë

Mund ta kontrollosh vetë lëkurën, duke e prekur me dorë se mos ndiesh ndonjë të fryrë. Një tjetër shenjë është lodhja që mund të ndiesh te këmbët ose te kofshët. Sapo të dallosh këto shenja, ndërhy menjëherë.

Keni kujdes duke:

* eliminoni ose pakësoni konsumimin e kafesë dhe alkoolit
* mos pini duhan
* evitoni kripën
• hani sa më shumë zarzavate dhe fruta të freskëta
• pini shumë ujë, por jo afër vakteve të ushqimit
• bëni shumë lëvizje

Nuk është e thënë që të kaloni orë të tëra në palestër, mjaftojnë edhe shëtitje në këmbë. Për shembull, nëse kaloni shumë kohë në zyrë, bëni disa hapa shëtitje gjatë kohës së drekës, mos merrni autobusin për të shkuar në shtëpi. Rezultatet nuk do të ishin të menjëhershme, megjithatë kjo do t’u bëhet kulturë e të vepruarit, për t’u ndier më mirë me trupin.

9 Janar 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›