E Shtunë, 31 Tetor 2026

Motorola Backflip, Telefoni që hapet si libër

Kompania amerikane “Motorola” për tremujorin e parë të këtij vii ka përgatitur telefonin e saj më të ri të mençur. “Motorola Backflip” është interesant për formën e tij të pazakontë rrëshqitëse. Siç e përshkruan edhe vetë emri, “Motorola Backflip” hapet në formën e librit, duke zbuluar kështu një tastierë të plotë, mirëpo në pajisje është e mundur të përdoret edhe tastiera virtuale pasi ky telefon ka edhe atë mundësi. Përsa i përket karakteristikave të tjera teknike, “Backflip” ka ekran të ndjeshëm në prekje prej 3.1 inçësh me rezolucion prej 480 x 320 piksela, sistem operativ Android në versionin 1.5 i cili përmban konfiguracion Motorolino MOTOBLUR për qasje më të lehtë në rrjetet dhe shërbimet shoqërore online, ndërsa për harduer është përgjegjës procesori Qualcomm pre 528MHz.

Alpha A450

Fototaparati i ri dixhital nga “Sony”

Fotoaparati i ri dixhital SLR në ofertën e kompanisë Sony është Alpha A450, i cili vjen me sensor rezolucioni prej mbi 14 megapikselash. Sipas prodhuesit, bëhet fjalë për një fotoaparat për fotografë të avancuar amatorë, të cilët përparojnë në botën e fotografisë. Dimensionet e trupit të aparatit janë 137 x 104 x 81 milimetra, peshon 520 gramë dhe në të është integruar sensori Exmor CMOS me rezolucion prej 14.2 megapikselash. Ndjeshmëria shkon deri ISO 12.800, gjersa ekrani LCD në prapavijë ka diagonale prej 2.7 inç. Shpejtësia e fotografimit është shtatë fotografi për sekondë në mënyrën Speed Priority. Për ruajtje të dhënave përdoren kartelat e memories e Memory Stick PRO-HG Duo apo ato SDHC, përderisa kohëzgjatja e baterisë është deklaruar në 1.050 fotografi. Mendohet se ai do të kushtojë më pak se 1.000 dollarë dhe del në shitje muajin e ardhshëm.

9 Janar 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›