Koncepti i automjetit të vogël, nga Honda
Prodhuesi “Honda” ka shfrytëzuar panairin e automjeteve “Auto Expo 2010” i cili po mbahet në New Delhi për paraqitjen e modelit të tij të ri, automjetit të vogël për qytet “New Small Concept”. Përkthyer nga gjuha angleze, koncepti i ri i vogël është automjet qyteti me dy palë dyer, i cili në prodhim serik duhet të jetë gati deri në vitin 2011. Honda është shumë enigmatike kur bëhet fjalë për pjesën mekanike të tregimit, prandaj nuk është bërë e ditur nëse automjeti do të mund të transportojë deri në pesë persona. Modeli serik fillimisht do të prezantohet në tregjet e Indisë dhe Tajlandës, brenda një kohe të caktuar do të mund ta shihnim edhe nëpër rrugët tona. Nga fototgrafitë para mund të dallohet një automjet modern, i cili duket po aq komod. Nga kompania e automjeteve “Honda” janë shprehur se janë shumë entuziastë për këtë risi.
R3 MPV
Automjeti i Suzukit për tregun indian
Prodhuesi japonez “Suzuki” në panairin e automjeteve në Nju Delhi ka paraqitur studimin e vet të ri që paralajmëron modelin para së gjithash të dedikuar për tregun indian, mirëpo prania e modelit serik në fund do të mund të bëhej shumë më e gjerë. Modeli konceptual “R3 MPV” është automjet për gjashtë udhëtarë, i cili bazohet në platformën e modelit SX4. Prodhimi i tij serik do të ishte një konkurrencë e fortë për modelet e ngjashme në treg, siç është Kia Venda e paraqitur pak kohë më parë. Thuhet se produkti final tanimë e ka marrë dritën e gjelbër për prodhim dhe se në treg do të mund të del brenda dy vitesh. Sa i përket motorizimit, ai do të duhej të përfshijë ata me benzinë prej 1.2 dhe 1.4 litërsh dhe motorin 1.3 litërsh me naftë.
9 Janar 2010