Cënimi i autonomisë.Vendorët protesta në Berat, Korcë e Patos
BERAT- Cënimi i autonomisë së pushtetit vendor, ka bërë që edhe Bashkia e Beratit të përfshihet në një protestë kundër këtyre vendimeve. Punonjësit e institucionit të Bashkisë së Beratit, por edhe të gjithë institucionevet që varen prej saj, janë mbledhur në një protestë pas orarit zyrtar të punës.
Kryebashkiaku Fadil Nasufi u shpreh se autonomia e bashkive është e garantuar me ligj.
“Demokracia vendore është e kërcënuar dhe e aksidentuar rëndë nga maxhoranca aktuale dhe kryeministri Sali Berisha. Sjell fakte se qeveria e Sali Berishës ka shkelur në 4 vjet, plot shtatë herë kushtetutën”, u shpreh ai.
Ndërkohë edhe punonjësit vendorë të Korcës janë mbledhur në sheshin përpara bashkisë, kryetari i bashkisë, Niko Peleshi u shpreh se kjo nuk është një protestë politike, por është një protestë kundër vendimieve dhe ligjeve të qeverisë, të cilat kërkojnë të paralizojnë autoritetet vendore.
“Vendimet e qeverisë tentojnë të paralizojnë autoritetet vendore, kërkojnë të paralizojnë bashkitë dhe komunat, në mënyrë që ne të jemi të pamundur tju themi qytetarëve atë që kërkojnë”, tha Peleshi.
Protesta e punonjësve të bashkisë është zhvilluar edhe në qytetin e Patosit, ku vendorët kanë ndalur punën dhe kanë lobuar, para godinës së bashkisë për vendimin e qeverisë për decentralizimin e pushtetit vendor, kalimin e biznesit të vogël në atë të madh, si edhe moskoordinimi i fondeve që i takojnë bashkisë.
(m.a/News24/BalkanWeb)