Racizmi ndaj Balotelit, Blank letër tifozëve
MILANO- Vetëm dy ditë para sfidës ndaj Interit, presidenti i Juventusit Zhan Klod Blank u ka dërguar një letër tifozëve bardhezinj, ku iu kërkon një tifozllëk sportiv. Natyrisht, gjithçka lidhet me Mario Balotelin, kundërshtarin e preferuar të tifozerisë bardhezi.
“Kemi përpara 8 ditë vendimtare për objektivat e sezonit tonë, - shkruan Blank. – Ndeshjet me Interin dhe Bajernin përfaqësojnë bankën e provës për ne, për t’u treguar të gjithëve forcën reale të skuadrës. Kemi detyrë t’i përgatisim këto dy ndeshje me krenari dhe impenjim dhe kushdo që zbret në fushë do të ketë një qëllim të vetin: fitoren! Por, jemi të vetëdijshëm për rolin tuaj: duam një tifozllëk të pastër, në stilin Juventus në çdo ndeshje në Itali. Kjo do të jetë përgjigja më e mirë për atë që e quan jo-civile tifozerinë tonë”, shkruan më tej Blank.
Baloteli do të jetë në qendër të vëmendjes në këtë takim, por Juve është në “provë” nga Federata.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)