Jashtë Shnajder e Kuarezma, Baloteli pritet titullar
MILANO- Uesli Shnajder dhe Rikardo Kuarezma nuk do të jenë të gatshëm për trajneri Hoze Murinjo për ndeshjen e së shtunës kundër Juventusit. Holandezi do të qëndrojë në tribunë për të mos u rrezikuar për ndeshjen ndaj Rubin Kazan në Champions League. Ndërkohë, portugezi do të qëndrojë jashtë për një muaj, duke bërë që të rriten shanset e Mario Balotelit për të luajtur si titullar.
Frika e vetme për Murinjon është se “Super Mario” mund të reagojë keq ndaj pritjes së “veçantë” që mund t’i ofrojnë tifozët e Juventusit. Ditën e sotme Interi kërkon të marrë vesh edhe situatën e Maikon, që është i pezulluar për shkak të kartonit të kuq të marrë dy javë më parë. Në sulm ndërkohë do të jetë dyshja Eto-Milito.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)