Kuvend, Rama në shënjestër. Ruli: Lëvizja një puc i madh
TIRANE-
Imami: Bojkoti i opozitës, aventurë e nxitur nga Rama
Ndërsa Ministri i Mbrojtjes Arben Imami, deputet i PD-së, tha sot gjatë seancës plenare në Kuvend se, bojkoti i parlamentit nga opozita është i nxitur nga interesat e kryetarit të PS-së Edi Rama dhe grupeve kriminale brenda saj.
Gjatë minutave të debatit të lirë parlamentar në Kuvend, ministri Imami duke iu përgjigjur kontestimeve të opozitës për zgjedhjet e 28 qershorit, tha se ato ishin të lira dhe të ndershme, të çertifikuara nga ndërkombëtarët.
"Mbi ç'bazë po hidhen poshtë zgjedhjet? A mundet partia më e madhe e opozitës të braktisë Kuvendin për shkak të dyshimeve? Është përgjegjësi e madhe t'a mbash opozitën jashtë parlamentit. Kjo është një aventurë e nxitur nga interesat e kryetarit të PS-së, Edi Rama, grupeve kriminale dhe grupeve të interesit brenda saj që kanë paguar për zgjedhjet në shkëmbim të përfitimeve të paligjshme. Ata nuk kanë asnjë interes për hapjen e kutive, por krijimin e tensioneve për të penguar proceset e integrimit dhe heqjen e vizave në mesin e viti të ardhshëm", tha deputeti Imami.
Ai i bëri thirrje opozitës t'i japë fund bojkotit, "ashtu sikurse janë shprehur qartazi dhe europarlamentarët në rezolutën e Parlamentit europian"
Ruli: Revolucioni portokalli, një puc i madh
Në seancën e sotme plenare të Kuvendit deputetët e Partisë Demokratike janë ndalur në deklaratat e fundit të Edi Ramës përpara grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Ata kanë vijuar sulmin ndaj kryetarit socialist duke e akuzuar atë për pengim të procesit të integrimit të vendit.
Në fjalën e tij Deputeti Genc Ruli intensifikoi akuzat ndaj kreut socialist Edi Rama duke e akuzuar se ka në mendje të krijojë një lëvizje që i ngjan një revolucioni portokalli, por sipas tij lëvizja e Ramës i ngjan një puci të madh.
“Ti dhe zgjatimet e tua po lakoni se levizja e juaj është një revolucion portokalli, por kjo lëvizje i ngjan një puci të madh”, shprehet Ruli
Ruli ka theksuar se Rama po i bën keq jo vetëm politikës së Partisë Demokratike por edhe interesave politike të të gjithë shqiptarëve.
“Kjo është kauza e të gjithëve. Rama po i bën dëm jo vetëm politikës së Partisë Demokratike por edhe interesave të Partisë Socialiste, po i bën dëm interesave politike të gjithë shqiptarëve”, u shpreh Ruli.
Sipas Rulit, Rama duhet të dalë nga politika, sepse po pengon interesat e shqiptarëve.
"Rama i është qasur politikës kur politika ishte e kalkulueshme në mundësitë e mëdha që të ofronte, por sot ai nuk po bën gjë tjetër vecse po dëmton shqiptarët”
(m.a/BalkanWeb)