E Shtunë, 31 Tetor 2026

Censurë për Rihannan në Francë

Nga Express më 08 maj 2011 në ora 21:00

Janë në krye të klasifikimeve muzikore dhe adoleshentët francezë “çmenden” nën ritmin e këngëve të tyre, por në ekranin e televizorit nuk lejohen.

Franca ka censuruar dy videoklipe “të ekzagjeruara” të këngëtarëve të famshëm Rihanna dhe Enrique Iglesias. Videot muzikore S&M e Rihanna dhe Tonight (I’m Fuckin’ You) e Enrique Iglesias mund të shikohen në TV vetëm pas orës 22.00.

Këshilli Audiovizual i Francës ka ndaluar transmetimin e videoklipeve sepse “dëmtojnë sensibilitetin e publikut me moshë të re”.

Sipas autoriteteve audiovizuale, këto videoklipe kanë domethënie të qartë seksuale.

Gjithsesi këto videoklipe mund të shikohen shumë lehtë në internet, ku miliona përdorues i kanë klikuar duke shuar kuriozitetin. /tch/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›