E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pirlo, i panevojshëm në Milan

Nga Express më 08 maj 2011 në ora 21:30

Ndihmëstrajneri i Milanit, Mauro Tassotti ka konfirmuar se Andrea Pirlo nuk është më i nevojshëm në ekip. Kontrata e mesfushorit italian skadon më 30 qershor dhe duket se klubi nuk do t’i ofrojë atij marrëveshje të re.

“Allegri kërkon një futbollist me më tepër karakteristika defensive krahasuar me Andrean, përpara mbrojtjes. Nuk e di nëse do të ndahemi, pasi ky është një problem për të cilin duhet të presim për të parë si përfundon”, tha Tassotti.

Mediet italiane raportojnë se Pirlo do t’i bashkohet Juventusit si transferim i lirë duke përfunduar qëndrimin e tij 10-vjeçar në San Siro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›