Censusi, AK:Qeveria të zbatojë vendimin e Kushtetues

Aleanca “Kuq e Zi” ka kërkuar sërish sot nga qeveria që zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese që hoqi fjalën “kombësi” nga Ligji për Gjendjen Civile. Në një tubim të organizuar në qytetin e Fierit, përfaqësuesit e aleancës u kanë kërkuar qytetarëve të grisin faqen ku kërkohet deklarimi i etnisë pasi sipas tyre është një faqe e zezë në formularin e censusit.
“Vendimi i Kushtetuses është vula Kuq e Zi e censusit. Qeveria duhet të tërhiqet nga regjistrimi etnik” kanë deklaruar përfaqësuesit e alencës duke theksuar se vendimi i Kushtetueses është i detyrueshëm për qeverinë.
Më tej përfaqësues të aleancës kanë deklaruar se qeveria duhet të punojë për prioritetet e shqiptarëve duke plotësuar 12 rekomandimet e Bashkimit Europian dhe jo për Greqinë.
Prej ditësh Aleanca "Kuq e Zi" ka ndërmarrë një maratonë në të gjitha qytete e Shqipërisë, për të bindur qytetarët që të bojkotojnë pyetjet për etninë dhe fenë gjatë regjistrimit të popullsisë.