E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parkut “Rinia” i shtohen 1000 katrorë hapësirë e gjelbër

Rreth 1000 metra katrorë hapësirë e gjelbër i janë bashkangjitur Parkut Rinia, nga Bashkia e Tiranës, e cila po vijon aksionin për të kthyer zonat e betonizuara në hapësira të gjelbëra.

Pas ndërhyrjes së bashkisë disa ditë më parë për prishjen e një parkingu privat në këtë park, sot në këtë hapësirë janë mbjellur 54 rrënjë drurë dhe shkurre të tetë llojeve të ndryshme.
 

Në një proncim për mediat drejtori i gjelbërimit në Bashkinë e Tiranës Arben Rushi ka theksuar se kthimi i zonave të betonizuara në hapësira të gjelbëra është një nga prioritetet e bashkisë.
 

“Bashkia sensibilizon të gjithë ata të cilët kanë zënë hapësirat publike duke i betonizuar ato, për qëllime të tyre, t`i lirojnë, pasi do të kthehën sërish në hapësira të gjelbërta për qytetarët e Tiranës” ka theksuar Rushi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›