E Shtunë, 31 Tetor 2026

Censusi,Greqia:Të drejtat e minoritetit kriter i BE

"Regjistrimi i popullsisë në Shqipëri duhej të ishte si një instrument për funksionimin më të mirë të administratës publike shqiptare kundrejt qytetarëve të vet dhe për garantimin dhe mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve që jetojnë në vend".

Kështu deklaroi zëdhënësi i ministrisë së jashtme greke, Gregoris Delavekuras në një dalje para gazetarëve.

Delavekuras i cili citohet nga agjencia greke e Lajmeve ANA theksoi se respektimi i të drejtave të minoritetit përbën kriter esencial të Bashkimit Evropian për procesin e integrimit.
"Vendimi i përfaqësuesve të grupeve të minoritetit, përfshirë minoritetin etnik grek për t`iu bërë thirrje pjesëtarëve të tyre për bojkot, në shenjë proteste se nuk garantohet respektimi i të drejtës së vetëpërcaktimit të lirë, tregon mungesë besimi të minoritetit ndaj shtetit shqiptar, çka duhet ta trajtojë menjëherë vetë qeveria shqiptare" deklaroi zëdhënësi i ministrisë së jashtme greke.

Sipas tij Greqia ka investuar vazhdimisht për ndërtimin e marrëdhënieve të mira me Shqipërinë, duke e konsideruar si të mirëqenë respektin dhe mbrojtjen e minoritetit, siurë miqësie midis të dy vendeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›