E Shtunë, 31 Tetor 2026

Censusi, PDIU: Të pezullohet të dhënat për kombësinë

Partia, Drejtësi, Integrimi dhe Unitet ka kërkuar të pezullohet procesi i të dhënave të censusit për kombësinë. Në një deklaratë për shtyp PDIU është shprehur se qëndrimi i saj reflekton vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese për kombësinë si element i identitetit civil të qytetarit.
“Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese për kombësinë si element antikushtetues, është një vendim historik për ndërtimin e shtetit shqiptar dhe një shoqërie moderne, të orientuar kah vlerat më të mira njerëzore, të themeluar në barazinë e qytetarëve para ligjit dhe shtetit, dhe jo në diferenca të sforcuara, apo imagjinare mes tyre” ka theksuar PDIU.
Sipas saj ky vendim nënkupton një standart të ri për t`u zbatuar qoftë në kuadrin ligjor apo rregullativ, qoftë në veprimtarinë e institucioneve të caktuara.
“Shqipëria nëpërmjet këtij vendimi rendit veten mes shteteve ku barazia e qytetarit para ligjit është në bazë të ligjshmërisë së tij. Ky vendim historik i Gjykatës Kushtetuese praktikisht e shpall procesin e regjistrimit si antikushtetues, për pjesën e deklarimit të kombësisë. Kjo duhet të shtyjë institucionet përgjegjëse të ndalojnë automatikisht përpunimin e atyre të dhënave të procesit të regjistrimit për atë që është quajtur deri para vendimit të Gjykatës Kushtetues” thekson PDIU.
Sipas PDIU mund të gjenden zgjidhje për problemet e mëdha që lidhen me interesin kombëtar të vendit duke bërë ndërsa bën thirrje për respektimin e institucioneve, e ligjeve të shtetit shqiptar, para çdo lloji rruge propagandistike për zgjidhjen e problemeve.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›