Censusi: Rritet ndjeshëm numri i myslimanëve në SHBA

Numri i myslimanëve u rrit nga 1 milionë në vitin 2000 në 2.6 milionë në vitin 2010, raporton “Reuters”. Dy burimet kryesore të kësaj rritjeje janë emigracioni dhe konvertimet, tha Dale Jones, studiuesi që punoi në studimin e Shoqatës së Statisticienëve të Grupeve Fetare Amerikane.
“Të krishterët janë grupi më i madh në çdo shtet, por interesant është fakti që numri i mormonëve është rritur ndjeshëm. Kështu ata përbëjnë grupin që është shtuar më shumë në 26 shtete”, tha Jones, i cili prezantoi raportin në një konferencë në Çikago.
Sipas studimit, numri i mormonëve u rrit me 45% në vitin 2010, duke arritur në 6.1 milionë.
158 milionë amerikanë nuk pohuan përkatësi fetare sipas studimit. Në mesin e grupeve të mëdha fetare, censusi gjeti që numri i katolikëve (grupi më i madh) ka rënë me 5% përgjatë një dekade, në 58.9 milionë.
Numri i ndjekësve të Konventës Baptiste të Jugut qëndroi i pandryshuar me 19.9 milionë përgjatë një dekade, ndjekësit e Kishës së Bashkuar Metodiste u tkurrën me 4% (në 9.9 milionë), ndjekësit e Kishës Evangjelike Luteriane u tkurrën me 18% (në 4.2 milionë), teksa ndjekësit e Kishës Sinodale u tkurrën me 15% (në 1.95 milionë).
Bashkësia ungjillore protestante vazhdoi të rrisë (edhe pse pak) numrin e ndjekësve duke arritur në 50 milionë. Po ashtu, studimi thotë se aktualisht në SHBA ka rreth 1 milionë budistë, teksa në vitin 2000 nuk kishte të dhëna të tilla.
/Start/F. Prroni/
2012-05-02 16:26