E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozi-Hollande, sonte debati televiziv

Korrespondentët thonë se ky është shansi i fundit i Presidentit Sarkozi për të ndryshuar diçka në favor të tij.
Sondazhet e fundit (të datës 1 maj) tregojnë se Hollande qëndron 7 pikë para Sarkozisë. Megjithatë, diçka mund të ndryshojë pas debatit të sotëm teksa Presidenti Sarkozi shihet si tepër i fortë në debat, ndërsa Hollande nuk ka eksperiencë të madhe në debate.

Sarkozi pritet që të kërkojë të portretizojë kundërshtarin e tij si majtist të rrezikshëm, i cili ka plane të pakujdesshme shpenzimesh të cilët mund ta rrënojnë ekonominë në vështirësi të Francës.

Ndërsa në krahun tjetër, Hollande pritet të marrë tek e tek vitet e Sarkozisë në presidencë, gjatë të cilëve Franca ka humbur vlerësimin me AAA të kreditimit dhe numri i të papunëve ka arritur në katër milionë.

Dy kandidatët do të takohen në një studio televizive në orën 21:00. Debati do të ketë një maksimum shikueshmërie për rreth 2 orë e 30 minuta teksa pritet të transmetohet direkt në shumë stacione televizive. Ky debat pritet të ndiqet nga rreth një e treta e popullsisë 63 milionëshe të Francës.

Dje në Francë janë zhvilluar dy sondazhe nga “BVA” dhe “IFOP” dhe të dy i japin Hollandes 53.5 për qind të votave që do të hidhen të dielën dhe Sarkozisë 46.5%.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-05-02 17:50
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›