Censusi grek: 52.7% e të huajve në Greqi, janë shqiptarë

Greqia ka publikuar të dhënat e Censusit të realizuar në vitin 2011.
Sipas këtyre të dhënave, rezulton se popullsia rezidente greke në vitin 2011 numëronte 10 815 197 njerëz, nga të cilët 49% janë meshkuj dhe 51% janë femra.
10 815 197 njerëz
5 302 70 meshkuj
5 512 494 femra.
Sipas njoftimit të Autoritetit grek të Statistikave:
- 9 903 268 njerëz kanë nënshtetësi greke
- 199 101 njerëz janë qytetarë të BE
- 708 003 janë qytetarë të vendeve të tjera
- 4825 rezultojnë pa shtetësi apo me kombësi të paqartë.
Nga të dhënat, përqindja më e madhe e të huajve që jetojnë në Greqi janë shqiptarët, pasuar nga bullgarët, rumunët etj.
- Shqiptarë 52.7%,
- Bullgarë, 8.3% janë
- Rumunë, 5.1% janë
- Pakistanezë 3.7%
- Gjeorgjianë 3%
Bazuar në këto të dhëna, numri i shqiptarëve llogaritet si 52.7% e 708 003 njerëzve nga vende të tjera (jashtë BE-se), pra rreth 373 116 shqiptarë.
Ndër të tjera në Census, mësohet se mosha mesatare e popullsisë rezidente në Greqi është 41.9 vjet, ku në ishullin e njohur turistik Mykonos paraqitet mosha mesatare më e ulët (37 vjet), ndërsa në Hariana më e larta (49 vjet).
Ka edhe të dhëna të tjera lidhur me statusin martesor, familjet, apo madhësinë e tyre dhe karakteristika të tjera. /ballkan web/