Mbeturinat e Maqedonisë e të Kosovës shkojnë në Shqipëri

Qeveria shqiptare ka miratuar disa akte ligjore përmes të cilave lejohet importi i mbetjeve për qëllime riciklimi në Shqipëri.
Sipas një vendimi të Këshillit të Ministrave, Shqipëria do të lejojë importin e 4000 tonë mbetjeve në vit, kryesisht nga Maqedonia, Kosova si dhe disa vende të Bashkimit Evropian.
Vendimi i qeverisë përcakton llojin e mbetjeve që lejohet të importohet, sasinë e tyre dhe shoqëritë që marrin përsipër këtë proces.
Mirëpo, vendimet e qeverisë në ikje janë kritikuar ashpër nga socialistët të cilët më 9 shtator do ta marrin timonin e qeverisë.
Sipas Partisë Socialiste, vendimet të cilat po i sjellë qeveria Berisha në këtë periudhë kohore janë tendencioze dhe të dëmshme për vendin. (INA)