E Diel, 1 Nëntor 2026

Censusi i popullsisë, Idrizi: Jo regjistrim mbi bazë etnie

Zbardhja e vendimit të Gjykatës Kushtetuese do të jetë vendimtare për qëndirmin, që do të mbajë partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet në raport me procesin e regjistrimit të popullsisë. Ndërsa ka fituar betejën e saj në Parlament për këtë çështje duke future amendimet e saj, kreu i kësaj partie Shpëtim Idrizi thotë se nuk do të lejohet në asnjë rast regjistrimi i popullsisë në bazë etnie dhe feje.
 

Regjistrimi i popullsisë nuk është teknik siç pretendohet, por është një proces politik, për të cilin inteteresohen më shumë qarqe të huaja. Kështu e ka cilësuar këtë proces, Shpëtim Idrizi, gjatë fjalës së mbajtur para këshilltarëve lokalë të PDIU-së.
 

Kreu i PDIU-së, tha se forca që ai kryeson, synon të arrijë edhe më shumë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Duke e cilësuar si një forcë politikë që mban në plan të parë interesat kombëtare, Idrizi tha se PDIU-ja, është një parti që e kërkon zgjidhjen e problemeve përmes institucioneve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›