Haxhinasto diskuton me Klinton për projektin e gazsjellësit

Gjatë takimit- siç njofton Ministria e Jashtme-Klinton vlerësoi kontributin e Shqipërisë në kuadër të NATO-s, si dhe angazhimin e vendit tonë në Libi dhe Tunizi, gjatë proceseve tranzitore në të cilat këto vende dhe vende të tjera të rajonit janë përfshire.
Gjate bisedës u diskutua edhe mbi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për projektin e gazsjellësit TAP, projekt për të cilin të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se ka një rëndësi strategjike për Shqipërinë dhe nga i cili do të përfitojë i gjithë rajoni.
Nga ana e tij, Haxhinasto e siguroi Sekretaren Klinton për rritjen e vazhdueshme të kontributeve të Shqipërisë në kuadër të NATO-s dhe gatishmërinë e saj për të asistuar dhe për t’i ofruar eksperiencën e vet vendeve në tranzicion nga regjime totalitare drejt shoqërive të hapura dhe demokratike. /S.Ll/Start/
2011-09-24 10:11