E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zidane: Mourinho do fitojë trofeun e sezonit

Drejtori i Real Madridit, Zinedine Zidane tha se beson që trajneri Jose Mourinho, pavarësisht fillimit të dobët të sezonit, do të fitojë trofe me klubin mbretëror. Reali në dy ndeshjet e fundit kampionale pësoi një humbje dhe arriti një barazim, duke treguar edhe një lojë jo bindëse.
“Ne kemi një ekip të madh dhe trajnerin më të mirë në botë, Jose Mourinhon. Unë besoj se klubi dhe lojtarët do të mbështeten nga tifozët. Nuk fitohet titulli pas vetëm katër ndeshjeve. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të besojnë në sukses”, ka thënë Zidane.

Dikur futbollisti më i mirë në botë tha se Mourinho është i vetëdijshëm që Real Madridi është klub i madh dhe kjo është arsyeja pse çdo lojtar kërkon maksimumin. “Nëse ju fitoni apo humbni, kjo tek Real Madrid shihet ndryshe. Ekipi është gjithmonë në qendër të vëmendjes publike. Gjëja më e rëndësishme është që të dini se çfarë rruge jeni duke ndjekë. Reali ka mjaft cilësi për të përmbushur pritjet e tifozëve. Ne nuk jemi në formën më të mirë, por ne ende jemi klubi më i madh në botë”, tha ai.
 

Sezonin e kaluar Reali nën drejtimin e Mourinhos ka humbur garën për titullin e kampionatit të Spanjës nga Barcelona. Katalanasit kanë fituar edhe Champions League, ndërsa Reali është kënaqur me fitimin e Kupës së Spanjës.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›