Idrizi: Helenikët të shqetësuar nga mosmanipulimi i censusit

Gjatë këtij aktiviteti u prezantua edhe hyrja në PDIU e analistit dhe politologut të mirënjohur, Adri Nurellari, i cili prej ditës së sotshme është pjesë aktive e partisë.
Kryetari i PDIU-së, z. Shpëtim Idrizi theksoi në fjalën e tij nevojën për zbatimin e amendamenteve të PDIU-së në ligjin për regjistrimin e popullsisë. Sulmi i orkestruar nga qarqe të caktuara greke kundër këtyre amendamenteve, vuri në pah se këto amendamente janë i vetmi mjet për të ndaluar abuzimin me regjistrimin e popullsisë. Idrizi ka theksuar se PDIU-ja vijon të jetë tërësisht kundër regjistrimit mbi baza etnike dhe fetare.
“Ju e keni ndjerë shqetësimin, që kanë krijuar amendamentet e propozuara nga PDIU- dhe të miratuara në Parlament, tek kalorësit e helenizmit në Shqipëri, apo tek do subjekte të tjera, minoritetesh të stisur, e të harlisur nga koha pjellore e pluralizmit. Këta njerëz e kanë kuptuar më së miri se hapësira për të manipuluar rezultatet e të ashtuquajturit census, si pasojë e politikës shumëvjeçare të pensioneve, të vizave, etj, është zvogëluar thuajse tërësisht prej amendamenteve tona”, tha z. Idrizi.
Kreu i partisë së çamëve vendosi gjithashtu theksin në programin që të zgjedhurit e PDIU-së në pushtetin lokal duhet të zbatojnë, duke u ndalur në vendimmarrjen me karakter kombëtar që duhet të kenë. “Ne ofrojmë modele të qeverisjes lokale, që vijnë nga eksperienca të suksesshme perëndimore; Ne propozojmë një reformë të qeverisjes lokale, që nis nga zvogëlimi i dukurisë së copëtimit territorial në njësi të vogla, të paefektshme, me anë të të cilave s’mund të bëhen politika reale në dobi të qytetarit, por vetëm shpërndarje shpërblimesh asistenciale për komunat më të vogla; Ne propozojmë decentralizim të shërbimeve urbane që janë të vendosura në qendër, por përqendrim të atyre shërbimeve që meritojnë të grupohen në njësi të mëdha urbane; Ne do të propozojmë krijim të disa qendrave urbane dhe administrative në Qytetin e Tiranës, dhe rregullim përfundimtar urban të zonave të periferisë së saj, nëpërmjet planeve rregulluese të integruara me gjithë kryeqytetin”, theksoi z. Idrizi. /S.Ll/Start/
2011-09-24 15:09