E Diel, 1 Nëntor 2026

Censusi: minoritarë grekë, më pak se 25 mijë; 70% e shqiptarëve nuk deklarojnë besimin fetar

Share

Gjatë ditëve që agjentët e INSTAT-it ishin në terren për të plotësuar pyetësorët e Censusit, debati politik e publik dominohej nga shqetësimi mbi hartën e pritshme fetare të shoqërisë shqiptare e mbi përmasat e pakicave etnike. Kanë kaluar muaj të tërë qysh atëherë dhe ajo tollovi duket si e hedhur pas shpine; askush spo e kujton më, nuk po kujtohen as për ti bërë publike të dhënat mbi përkatësinë fetare dhe etnike të shtetasve shqiptarë, të cilat, sipas burimeve tona, janë përpunuar tanimë. Sipas të njëjtave burime, rezulton se numri i shtetasve shqiptarë me etni greke në territorin e Republikës, në momentin që është kryer Censusi, ka qenë jo më i lartë se 25 mijë vetë, gjë që i nxjerr si paranojake të gjitha shqetësimet e shprehura ato kohë nga qarqet patriotike. Ndërsa në lidhje me përkatësinë fetare, burimet tona janë mjaftuar të na japin vetëm një të dhënë: gati 70% e të intervistuarëve i kanë lënë pa përgjigje pyetjet që kanë të bëjë me besimin fetar. Dhe kjo duket e dhëna më interesante e gjithë Censusit, e cila ka nevojë për interpretim nëse do të konfirmohet dhe nga INSTAT-i.

Qeveria, tok me këtë të fundit (INSTAT), i kanë nxjerrë ca të dhëna, që kanë dashur ti komentojnë e interpretojnë. Pyetje: Pse vallë nuk po i nxjerrin të dhënat që lidhen me përkatësinë fetare dhe etnike të shqiptarëve? Çfarë i pengon?… Pse duhet ti pengojë ndonjë gjë?…

respublica.al

http://respublica.al/artikuj/2012/4/18/censusi-minoritare-greke-me-pak-se-25-mije-70-e-shqiptareve-nuk-deklarojne-besimin

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›