Korçë, 17-vjeçarja greke ndalohet për të hyrë në Shqipëri që të takojë të dashurin shqiptar
Lajmet e ndalimit të hyrjes së shqiptarëve ilegalisht në Greqi, kanë qenë të pafundme këto 20 vite. Por, edhe shtetasit grekë mund të ndalohen të hyjnë në Shqipëri, nëse hyjnë ilegalisht.
Kjo gjë ka ndodhur me një vajzë 17-vjeçare, e cila është ndaluar ilegalisht ndërsa hynte në Shqipëri, për shkak se takonte të dashurin e saj shqiptar.
Një 17-vjeçare greke është ndaluar nga policia shqiptare në Kapshticë pasi kishte kaluar kufirin shqiptar ilegalisht për të takuar të dashurin e saj 20-vjeçar nga Vidohova e Devollit,” thuhet në një njoftim të policisë.
Burime nga policia bëjnë me dije se në stacionin e Policisë kufitare Kapshticë u shoqërua nga strukturat e policisë së Komiasariatit të Devollit shtetesja greke me iniciale M.I, 17 vjeçe, banuese në Revan-Kostur.
Sipas policisë, 17-vjeçarja duke pasur një lidhje dashurie me shtetasin E.M, 20 vjeç, banues në fshatin Vidohovë-Devoll, i cili ishte i punësuar në familjen e saj në Greqi. Ajo ka shfytëzuar afërsinë midis dy fshatrave kufitare dhe ka hyrë në territorin shqiptar dhe konkretisht në fshatin Vidohovë nëpërmjet kufirit në rajonin e piramidës 48.
“Për 17-vjeçaren u dha urdhri i largimit dhe iu hoq e drejta e hyrjes për në territorin shqiptar për një vit, thuhet në një deklaratë të policisë.