E Shtunë, 31 Tetor 2026

Censusi për ndërmarrjet, regjistër ekonomik

TIRANË- Instituti i Statistikave ka prezantuar sot të dhënat e regjistrimit për ndërmarrjet jo bujqësore. Në një konferencë për mediat, drejtoresha e INSTAT, Ines Nurja ka deklaruar në prani të ministrit të Teknologjisë, Genc Pollo dhe ambasadori i BE-së në vendin tonë Etore Sekui, se pas këtij regjistrimi, cdo prefekturë do të ketë regjistrin e vet, duke ofruar një panoramë të ndërmarrjeve mbi aktivitetin, statusin, pronësinë, numrin e të punësuarëve.

Duke iu referuar të dhënave të mbledhura, Nurja ka bërë me dije se 50% e ndërmarrjeve aktive të regjistruara janë krijuar në vitet 2005-2009 dhe gjysma e tyre janë të përqendruara në Tiranë- Durrës.

Theksoj se 26% e tyre menaxhohen nga femrat që drejtojnë 50% të ndërmarrjeve me aktivitet tregtar. Ndërkohë që duhet nënvizuar se ekonomia jonë është e drejtuar drejt shërbimeve- ka thënë ajo.

Sipas ministrit Pollo, ky Census krahas atij të popullisë dhe banesave është një publikim që do japë panoramë të plotë ekonomike të vendit, që nga rilindja e kapitalizmit shqiptar.

Në të do të gjëjmë shpjegim pse BB na klasifikon në vende me të ardhura të mesme e të larta, pse GPD është në rritje të shpejtë. Përmes censusit krijojmë regjistër për cdo prefekturë e qark- tha Pollo.

Sipas tij, Censusi për ndërmarrjet jo bujqësore është kryer brenda parametrave të kërkuara nga EUROSTAT ndaj këto të dhëna do jenë të krahasueshme në nivel rajonal dhe më gjerë.

Kombinimi i censusit të popullsisë dhe banesave me këtë të ndërmarrjeve jo bujqësore do të krijojnë panoramë të gjendjes social ekonomike dhe data bazën e një sistemi statistikor modern- tha Pollo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›