Vidhte kabllin, vritet nga i zoti i shtëpisë
Një 38-vjeçar ka përfunduar i vrarë teksa përpiqej të vidhte kabllin elektrik në një banesë në Fushë-Krujë. Ngjarja ka ndodhur pak para mesnate, kur Shpëtim Shehu është qëlluar me armë zjarri nga i zoti i shtëpisë ku po vidhte.
Sipas policisë, Kujtim Lama, 41 vjeç, ka qëlluar me automatik në drejtim të Shehut, duke e lënë të plagosur rëndë. Ai është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak në Tiranë, por megjithë ndihmën mjekësore ka ndërruar jetë sot rreth orës 09:00.
Policia ka arrestuar pronarin e banesës dhe ka sekuestruar armën, një automatik model 56 së bashku me një krehër pa fishekë.