"Shpenzimet e ministrive online”

Ai e cilësoi si një arritje të madhe paraqitjen on- line, nga ana e Ministrisë së Financave, në sistemin e thesarit, të të gjitha shpenzimeve të kryera gjatë një dite.
“Tre javë më parë, Ministria e Financave ia doli që në sistemin e thesarit të paraqesë on-linë të gjitha shpenzimet e një dite më parë dhe kjo është një arritje e madhe. Kjo bën që qeveria shqiptare të jetë një nga qeveritë më të pakta që bën një transparencë të tillë të plotë të shpenzimeve” u shpreh Kryeministri. Kryeministri kërkoi që duke ndjekur këtë shembull të veprohet me të gjitha ministritë dhe agjencitë e varura prej tyre. “Në këtë kuadër duhet që këto shpenzime qytetarët shqiptarë të mos i lexojnë vetëm në faqen zyrtare të thesarit të Ministrisë së Financave, por ti lexojë në faqen zyrtare të secilës ministri dhe të secilës agjenci që varet nga ministritë, sepse aty i gjejnë edhe më lehtë, ato që duan të gjejnë.” tha Kryeministri.
Berisha kërkoi gjithashtu që çdo akt kontrolli i kësaj qeverie dhe administrate të botohet në faqen zyrtare të institucionit që e realizon. Kjo-theksoi Kryeministri- nga njëra anë bën transparent të gjitha kontrollet, por nga ana tjetër nxjerr në dritën e diellit veprimtarinë e këtyre kontrollorëve, që janë të shumtë. Berisha theksoi se është e nevojshme që nga Ministria e Drejtësisë të përshtatet legjislacioni, në mënyrë që të reflektojë realitetin e krijuar nga mosha dixhitale për të bërë që botimi në faqen zyrtare te institucioneve të jetë i barazvlefshëm me botimin në Fletoren Zyrtare. /Start/
2012-01-27 08:47