E Shtunë, 31 Tetor 2026

Censusi po shkon “vaj”

Megjithatë, ajo nuk sqaron nëse ligji do të veprojë edhe në rastet kur në banesat e shtetasve nuk ka mbërritur asnjë regjistrues.

Në konferencën për media, zonja Nurja tha se nuk ka një shtyrje të afatit, por ligji sipas saj parashikon katër javë, megjithëse ishte po ky institucion që më 1 tetor sqaronte se censusi përfundon më 21 tetor. Edhe për sa i përket procesit, për drejtoreshën e INSTAT, ka shkuar shumë mirë. 

“Procesi ka ecur mjaft mirë, sipas parashikimeve tona, shumë shpejt do të japim të dhëna rreth tij. Theksoj se procesi do të zgjasë 4 javë. Kjo që vjen, është java finale, që do të shërbejë për të mbledhur të dhënat nga anketuesit dhe përgatitjen e raporteve. U bëj thirrje individëve dhe familjarëve që nuk janë regjistruar të kontaktojnë me numrat falas të vendosur nga INSTAT”, tha ajo.

Ajo shtoi se gjatë të premtes është punuar deri vonë në mbrëmje nga regjistruesit. “Anketuesit do të shkojnë në familje, do komunikohet deri në fund me ta, ligji aty është nëse personat refuzojnë 3-4 herë do të ketë zbatim të ligjit”, ka thënë ajo.

 Drejtoresha Nurja u shpreh se "shifrat e sakta do t'i komunikojmë shumë shpejt dhe personat që mbetën jashtë do bëhen patjetër pjesë e këtij procesi gjatë kësaj jave".

E pyetur për deklaratat e AK që e ka cilësuar procesin të dështuar, Nurja ka theksuar se “Procesi nuk quhet dështim. Java e fundit do të kompletojë gjithçka dhe ata që nuk janë regjistruar, për shkak se nuk janë gjetur në familje, kemi vënë në dispozicion numrat për kontaktim”. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-10-22 13:39
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›