E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malaj: PS-së nuk i falet

Takimi u zhvillua në zonën e Kombinatit në kryeqytet, ku ishin të pranishëm dhjetëra të rinj.

“Është e pafalshme që Partia Socialiste të jetë e vonuar në krijimin e modelit pozitiv. Aq sa në lidershipin e kësaj partie shohim që ka humbur guximi për të debatuar, për të bërë mirë në këtë vend, aq sa u arrit që bashkë me Partinë Demokratike të bëheshin rreth 130 deputetë, që ndryshonin Kushtetutën e tyre dhe t’i jepnin pushtet  absolut Sali Berishës si Kryeministër i vendit dhe Edi Rama të merrte pushtet absolut në Partinë Socialiste, me sistemin e listave të mbyllura.

Për çfarë u shërbeu ky unitet dhe besnikëri shqiptarëve? Pse pikërisht një vit e gjysmë që pasi e ndryshuam me aq shumë solidaritet sot themi që kemi bërë gabim? A mund t’i lejohet një lideri politik që thjesht të gjej kompromiset e rastit që e lejojnë ta kontrollojë më mirë partinë e tij dhe kur ajo nuk e çon në një fitore politike të kujtohet që paska bërë një gabim?”, u shpreh Malaj.  Por jo gjithçka ka shkuar mirë, pasi disa persona tentuan që të prishnin në mënyrë të dhunshme takimin. /Start/

                                                                                             2011-10-22 10:57
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›