Censusi vazhdon INSTAT Nuk deshtoi
Regjistrimi i Popullsisë dhe Banesave ka ecur sipas parashikimeve që Instituti i Statistikave kishte bërë. 21 ditë pas punës në terren, drejtoresha e përgjithshme e INSTAT tha se puna më e madhe është kryer, por ende kanë mbetur familja pa u regjistruar. Ky fenomen sipas saj, për shkak të kushteve të jetës është më i përhapur vetëm në qytetet e mëdha.
"Ligji mbi censusin parashikon që ky proces do të zgjasë 4 javë, pra dëri në fund të tetorit. Java finale, që është java e fundit do të shërbejë për të mbledhur të dhënat nga anketuesit dhe stafi i ndihmës së INSTAT dhe për të bërë gati të gjitha raportet përfundimtare me punën e tyre. Nuk ka vend të quhet dështim sepse mund të ketë në qytete të mëdha njerëz që punojnë në orare deri vonë dhe për këtë arsye anketuesit kanë shkuar, i kanë lënë letrën poshtë derës. Ata mund të mos kenë marr në telefon dhe për këtë arsye mund të kenë nevojë për tu regjistruar. Pra, janë njerëz që akoma nuk janë gjetur në familjet e tyre. Personat që kanë mbetur jashtë do të bëhen se sbën pjesë e këtij procesi brenda kësaj jave", tha Ines Nurja, drejtore e përgjithshmë INSTAT.
12 mijë anketues që prej 1 tetorit janë në terren duke kryer në bazë të formularëve standartë regjistrimin e popullsisë. Çdo anketues ka për detyrë të marrë të dhënat në 40 familje. Si mjete ndihmëse anketuesit kanë harta dhe foto ajrore të zonës që u ëhstë caktuar të punojnë. Regjistrimi është mbështetur financiarisht dhe me asistencë teknike nga Komisioni Europian. Regjistrime po kryhen paralelisht në disa vende të tjera në rajon dhe Europë.
Florian Papadhimitri