PS zgjodhi delegatët e Kongresit, Rama: I kënaqur me pjesëmarrjen
TIRANE- Anëtarët e PS-së, në të gjithë vendin kanë zgjedhur sot, delegatët e Kongresit të 5 nëntorit.
PS-ja numëron rreth 88 mijë anëtarë, në të gjithë vendin, përfshi këtu edhe rreth 6 mijë anëtarë në emigracion.
Në bazë të udhëzimit që miratoi Asambleja Kombëtare, numri i delegatëve përcaktohet në bazë të numrit të anëtarësisë së partisë në rang bashkie apo komune, regjistruar deri më 30 qershor 2011. Dhe në bazë të kësaj, në të gjitha degët brenda vendit do të zgjidhet 1 delegat për 100 anëtarë partie.
Procesi i votimit nisi sot, në orën 8:00 dhe do të mbyllej në 16:00. Por, duke parë që në këto orë të fundit ka patur kërkesa të larta nga anëtarë të PS për të zgjedhurit e tyre, procesi u shty tej kësaj ore.
Në qendrat e vogla të votimit procesi i numërimit përfundoi brenda ditës së sotme. Kryetari i PS-së, Edi Rama votoi në njësinë nr. 2, në Tiranë.
RAMA: JAM I KENAQUR PER PJESEMARRJEN
Rama përshëndeti të gjithë anëtarët e PS-së. “Sot ashtu si dhe një pjesë në emigracion po votojnë për konstituimin e Kongresit të ri të PS-së. Jam shumë i kënaqur nga të dhënat që kemi deri tani për pjesëmarrjen. Ashtu si kundër jam shumë i kënaqur për konsolidimin e një tradite të promovimit të barazisë gjinore në forumet e PS.“- deklaroi Rama në një prononcim të shkurtër për gazetarët menjëherë pas votimit.
GJONCAJ: DERI NE 12:00, PJESEMARRJA 55 %
Juristi Genc Gjoncaj, kryetar i komisionit zgjedhor në Partinë Socialiste deklaroi se deri në orën 12: 00 pjesëmarrja në votim në rang kombëtar ka qenë 55 %. “Procesi ecën mirë dhe ka një interes të anëarësisë për të votuar. Ka komuna e bashki ku votimi shkon në 70- 80%. Një mesatare shumë e kënaqshme, kjo tregon një interës për t’u shprehur për ata që do përfaqësojnë strukuturat e partisë në Kongres.
VOTIMI
Nga votimet e ditës së sotme, do të zgjidhen rreth 880 delegatë të Kongresit të 5 nëntorit, ndërkohë që një pjesë jo e vogël, do të hyjë automatikisht. 384 kryetarët e organizatave socialiste janë automatikisht të zgjedhur delegatë, po ashtu edhe rreth 225 kryetarët socialistë të bashkive dhe komunave, 64 deputetët hyjnë pa votim në kongres.
Në bazë të statutit të PS-së, pjesë automatike e Kongresit janë edhe ish-kreu i PS-së dhe njëherësh ish-kryeministri Fatos Nano, ish-presidenti socialist, Rexhep Meidani, ish-kreu i Kuvendit, që është njëherësh edhe anëtar i Asamblesë Kombëtare, Servet Pëllumbi, ish-kryeministri Ylli Bufi, e të tjerë figura të PS-së që kanë pasur funksione drejtuese.
Të 1500 delegatë të Kongresit, do të diskutojnë dhe votojnë më pas, për ndryshimet në statutin e partisë dhe programin e ri të saj. Po këta do të votojnë edhe për anëtarët e Asamblesë së re Kombëtare, e cila më pas do të zgjedhë kryesinë dhe sekretariatin e partisë, me të cilët do të punojë për 4 vitet e ardhshme kryetari, Edi Rama.
(s.g/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: PS, zgjidhen sot delegatët e Kongresit, Rama: I kënaqur me pjesëmarrjen