NATO-ja paralajmeron vazhdimin e aksionit per heqjen e barrikadave ne Veri te Kosoves

Ne Kosove forcat paqeruajtese te NATO-s mbreme filluan nje aksion per zhbllokimin e rrugeve qe cojne drejt vendkalimit kufitar ne Jarinje ne veriun e Kosoves mirepo u penguan nga serbet lokale te cilet refuzuan thirrjet e KFOR-it per te hequr barrikadat e ngritura ne rruget kryesore ne ate zone. Trupat e NATO-s kane paralajmeruar vazhdimin e aksioneve per largimin e barrikadave me qellim te vendosjes se levizjes se lire ne ate pjese te Kosoves.