Centrali bërthamor Bushehr do të hapet për turistët
Teheran - Centrali bërthamor në Bushehr të Iranit do të hapet për turistët gjatë pushimeve të Nevruzit. Në deklaratën e bërë nga udhëheqja e Teheranit thuhej se do tu jepet leje turistëve të cilët do të dëshirojnë të shëtisin objektet bërthamore në Bushehr. Bëhet e ditur se ky vendim është marrë për të treguar se programi i energjisë nukleare është me qëllime paqësore.
Centrali bërthamor i cili është ndërtuar me ndihmën e Rusisë dhe që pothuajse 95% e të cilit ka përfunduar, ka filluar provat që nga data 25 shkurt. Në deklaratën e bërë për fillimin e punimeve të centralit thuhej se fillimisht do të vihen në provë mjetet elektronike dhe kompjuterike dhe në vend të uraniumit të pasuruar do të përdoret lëndë djegëse artificiale.