LSI mocion për Berishën
Tiranë - LSI vazhdon të jete e shqetesuar per krizën e rëndë ekonomike në të cilën është zhytur vendi. LSI LSI ka dorëzuar në protokollin e Kuvendit një kërkesë për mocion për debat me Kryeministrin mbi çështjet që lidhen urgjentisht me krizën dhe efektet e saj në Shqipëri, si dhe për masat eventuale që Qeveria duhet të marrë. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së, Petrit Vasili, Duke e vleresuar si te tille krizen ekonomike, “pas berjes publike te krizes nga fasonistet nje sektor ku kane qene te punesuar rreth 100 mije njerez dhe humbjes se punes se mijera prej tyre tashme edhe sektori i ndertimit pohon krizen e rende ku ka hyre,mijra apartmente dhe ambiente te tjera te mbetura pa shitur dhe per pasoje kriza e rende qe ka perfshire ndertimin nje nga sektoret absolutisht me te rendesishem per ekonomine e vendit do te thote mijra vende te tjera pune te humbura dhe mijra familje shqiptare qe kercenohen nga mungesa e bukes se gojes”.
Ai shtoi se “perkundrejt nje situate te tille te nje emergjence te peramasave te medha dhe me pasoja mjaft te renda dhe te paparashikuara shqiptaret po perballen me nje qendrim negativ dhe electoral te kryeminitrit Berisha. Ai flet per masa te marra nga ana e tij dhe qe lidhen me buxhetin normal te shtetit e qe s`kane asnje lidhje me krizen dhe zgjidhjen e saj. Njekohesisht Berisha flet per masa te marra vite me pare dhe ketu e tejkalon vertete masen se na del qe Shqiperia u njoh me krizen dhe e zgjidhi ate perpara Amerikes dhe Europes”.