E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputetët të favorizuar

Tiranë -Makinat e deputetëve shqiptarë janë përjashtuar nga detyrimet doganore, duke i veçuar këta shtetas nga qytetarët e tjerë. Vendimi mban datën 5 gusht 2008 dhe është një shtesë në Vendimin numër 205, datë 13.4.1999 të Këshillit të Ministrave "Për Miratimin e Dispozitave Zbatuese të Kodit Doganor", të ndryshuar. Pika 1 e këtij vendimi sanksionon se "deputeti, gjatë ushtrimit të mandatit katërvjeçar, gëzon të drejtën e përjashtimit nga detyrimet doganore të importit për automjetin, që lidhet me ushtrimin e veprimtarisë së tij si deputet".

Vendimi është mbajtur sekret për 6 muaj. Edhe pse kryeministri Sali Berisha ka premtuar ndërmarrjen e masave për të zhveshur nga imuniteti dhe lukset deputetët e Parlamentit shqiptar, situata nuk ka ndryshuar ende. Ligjvënësit, të zgjedhur për të përfaqësuar popullin, gëzojnë privilegje dhe të drejtat, që as kolegët e tyre në rajon dhe më gjerë nuk i gëzojnë dot.

Pika 5 e vendimit thekson në mënyrë të qartë se "deputeti nuk mund të ketë, për përdorim vetjak, më shumë se një automjet, të përjashtuar nga detyrimet doganore të importit". Deputetët shqiptarë, rezervojnë të drejtën të pajisen me makinë nga Kuvendi, ku shpenzimet për transport ku përfshihet rroga e shoferit, karburanti dhe shërbimet teknike përballohen nga Kuvendi, sipas kuotave të përcaktuara.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›