E Diel, 1 Nëntor 2026

Ceremoni per 100 vjetorin e lindjes se Ymer Dishnices

Është kujtuar në një ceremoni të veçantë një prej patriotëve dhe intelektualëve të shquar të vendit, Dr. Ymer Dishnica në kuadër të 100 vjetorit të lindjes së tij. I pranishëm në këtë ceremoni ishte dhe kryeministri, Sali Berisha, i cili gjatë fjalës së tij shprehu vlerësime për figurën e këtij partioti të shquar. Kreu i qeverise tha se në këtë 100 vjetor është me rëndësi të veçantë që historianët dhe studiuesit ta shkruajnë historinë me objektivitet dhe realizëm. Ndërkohë që  Liri Belishova nënvizoi kontributin e Dishnicës në konferencën e “Mukjes” dhe të “Pezës”.
E bija,Tatjana Dishnica, ka realizuar një dokumentar ku pasqyrohet jeta dhe veprimtaria e tij si patriot dhe mjek.
Ymer Dishnica ka lindur në fshatin Dishnicë të qytetit të Korçës. Ai ishte bir i denjë i një familje me tradita të shquara atdhetare. Ai ka qenë një nga veprimtarët më të shquar antifashistë të Shqipërisë, si dhe ishte Ministri i Shëndetësisë i qeverisë së parë demokratike.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›