Ceremonia Topi ne Rome per 150-vjetorin e bashkimit
Presidenti i Republikes Bamir Topi se bashku me Zonjen e Pare Teuta Topi te ftuar nga Presidenti i Republikes se Italise Xhorxho Napolitano moren pjese dje ne festimet zyrtare ne Rome me rastin e 150-vjetorit te shpalljes se bashkimit te Italise.
Ne ceremonite solemne te organizuar me kete rast ne 65-vjetorin e Republikes Italiane dhe ne Diten e Festes Kombetare me 2 qershor ishin te pranishem rreth dyzet e dy krere shtetesh e drejtues qeverish te shume vendeve europiane midis te cileve edhe Presidentja e Republikes se Kosoves Atifete Jahjaga zevendespresidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes Xhozef Bajden si dhe sekretari i pergjithshem i Organizates se Kombeve te Bashkuara Ban Ki-Mun e drejtues te organizatave te ndryshme nderkombetare. Aktivitetet e planifikuara me kete rast nisen me ngritjen e flamurit ne Altarin e atdheut ne Piazza Venezia dhe homazhet para monumentit te Ushtarit te Panjohur duke u pasuar nga prezantimi zyrtar me Presidentin italian Napolitano te kryetareve te delegacioneve dhe personaliteteve te larta te cilet u vendosen ne Tribunen Presidenciale per te ndjekur nga afer dhe me shume interes paraden madheshtore ushtarake me rastin e 150-vjetorit te shpalljes se Bashkimit te Italise ne Via dei Fori Imperiali. Duke shenuar hapjen zyrtare te aktiviteteve festive Presidenti i Republikes se Italise Xhorxho Napolitano i falenderoi te gjithe per pranine e tyre dhe i shprehu mirenjohjen per pjesemarrjen. Ne takimin me Presidentin italian Xhorxho Napolitano kreu i shtetit shqiptar pasi shprehu urimet me te perzemerta per Festen Kombetare si dhe per 150-vjetorin te Bashkimit te Italise edhe ne emer te popullit shqiptar vleresoi nivelin e shkelqyer te marredhenieve midis dy popujve tane qe jane nje baze e fuqishme per forcimin e metejshem te miqesise perparimit dhe begatise se dy vendeve tona fqinje.