KQZ rrezon kerkesen e PD-se per votat e kontestuara dhe te PS per njesine 5
Rezultati i Tiranes eshte rikthyer dje ne diferencen e 81 votave ne favor te kandidatit demokrat Lulzim Basha. E ashtuquajtura beteje ligjore e nisur nga te dyja forcat politike kryesore eshte konsumuar permes 3 kerkesave ankimore kunder tabeles permbledhese te rezultateve te Tiranes por pa dhene nje ndryshim percaktues ne kete drejtim. Madje ne zbatim te procedurave te Kodit Zgjedhor kundershtimet e paleve jane reduktuar qarte vetem ne levizje taktike qe me gjase funksionalizohen pas procedures se rivleresimit te votave te gjetura ne kutite e gabuara. vendimi 709 i KQZ-se. Konkretisht dje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marre ne shqyrtim 4 kerkesa ankimore per Tiranen nje e Partise Bashkimi Popullor i Pensionisteve Shqiptare 160 qe ka kerkuar pezullimin e ceshtjes pasi ajo ka nje kerkese ne Gjykaten Kushtetuese per zgjedhjet dhe per me teper ka ne dore nje vendim te kesaj gjykate te vitit 2009 qe shpall si antikushtetues nenet 68 dhe 70 te Kodit Zgjedhor dy kerkesa te Partise Socialiste me numer 161 dhe 162 ku respektivisht kerkohej kundershtim i vendimit 710 te KQZ-se per miratimin e tabeles se rezultateve te Komisionit te Zones se Administrimit Zgjedhor nr. 49 dhe vendimet e ndermjetme vleresuese qe cuan ne plotesimin e saj pra pavlefshmerine e saj dhe ne te dyten kundershtimin dhe shpalljen te pavlefshme te vendimit nr. 711 te KQZ-se me te cilin u miratua tabela permbledhese e rezultateve per Bashkine e Tiranes. Kerkesa e fundit ajo me nr. 163 kishte si kerkues Partine Demokratike e cila ka renditur ne te nje argumentim teresisht taktik qe synon kontrollin e skenareve qe hap vendimi i Kolegjit Zgjedhor sot. Keshtu ne te PD-ja kerkonte kundershtimin e vendimit 711 te KQZ qe i jepte fitore Lulzim Bashes me 81 vota me pretendimin e nevojes per te shqyrtuar votat e kontestuara ne 26 kuti votimi te identifikuara prej saj si dhe rivleresimin serish te fleteve te votimit te kontestuara ne 117 kutite qe kaluan me proceduren e vendimit 709. Ne fjalen e tij perfaqesuesi i PD-se Oerd Bylykbashi ka nenvizuar se fletet e 117 kutive jane kontestuar nga PS dhe per kete arsye nevojitet nderhyrje per te unifikuar praktiken e vleresimit- nje prononcim qe e presupozon si te ligjshme daljen e KQZ-se ne kete rast me atributet e KZAZ-se per Tiranen.
KQZ Jo 3 kerkesave pamundesi vendimmarrje per te 4-en.
Pas diskutimeve KQZ-ja e cila ka vendosur te bashkoje ceshtjen ne nje por te votoje kerkesat me vete arriti te vendose vetem per 3 te parat ndersa per te katerten sipas terminologjise se Kodit Zgjedhor nuk u arrit te merrej vendim. Sa i perket kerkeses se PBPPSh-se ajo eshte hedhur poshte me argumentimin se vendimet e Gjykates Kushtetuese nuk lidhen me bllokimin e procedimit administrativ dy kerkesat e PS-se jane rrezuar me 4 vota kunder dhe 2 pro duke u nisur nga nje arsyetim i bere nga kreu i KQZ-se Arben Ristani. KQZ ka bere numerim fillestar te fleteve te votimit te kontestuara tha ai duke kerkuar mandej rrezimin e kerkesave te PS-se dhe lenien ne fuqi te tabelave aktuale. Lidhur me kerkesen e PD-se Ristani ka kerkuar miratimin e saj te pjesshem duke propozuar me te njejtin arsyetim si ai per dy pretendimet e PS-se se rivleresimi i fleteve te votimit ne 117 kutite e para eshte bere njehere me ane te nje numerimi fillestar per te sugjeruar mandej si te vlefshem vetem trajtimin e bere se fundmi nga KQZ per perpunimin e fleteve te kontestuara ne 26 kutite e tjera. Kjo kerkese nuk ka arritur te kaloje pasi ka marre vetem 4 vota nga 5 te nevojshme per te bere ndryshimin e tabeles.