Ceremonia e Boterorit 2018 Rusia merr organizimin

Rusia ka marrë zyrtarisht organizimin e Botërorit 2018, pasi presidenti i FIFA-s Sepp Blatter dhe ministri rus i sporteve Vitaly Mutko kanë firmosur deklaratën formale në një ceremoni të vecantë të zhvilluar në St.Petersburg. Në fjalën e tij numri një i qeverisë botërore të futbollit ka mbështetur vendimin që finalet e Kupës së Botës të zhvillohen për here të parë në Rusi.
“Ky është një moment shumë i i rëndësishëm për FIFA-n dhe Rusinë. Jemi të lumtur që Botërori 2018 do të zhvillohet në këtë vend. Ka patur shumë diskutime, por unë mendoj se Rusia e meriton këtë”, ka bërë të ditur Blatter, që gjithshtu ka folur edhe për apilikimin e teknologjisë në vijën fatale të portës duke filluar nga Botërori 2014 që do të zhvillohet në Brazil.
Gjatë qëndrimit në Rusi, Blatter është takuar dhe me kryeministrin Vladimir Putin, i cili është shprehur se turneu më i madh i futbollit do të ndikojë pozitivisht në jetën e të gjithë rusëve. Rusia arriti të fitonte organizimin e Botërorit 2018 duke mundur rivalitetin e kandaditurave të tjera potenciale si ajo e Anglisë apo Spanjës dhe Portugalisë, ndërkohë që qeveria në vend ka bërë të ditur se do të investojë 3.82 miliard dollarë për ndërtimin e stadiumeve dhe infrastrukturës së nëvojshme për organizimin e një kompeticioni gjigand si Botërori i futbollit.
Nertan Prifti