E Diel, 1 Nëntor 2026

PR Rama shkaktar i dhunes

Republikanet akuzuan liderin e opozites Edi Rama per dhunen ne 21 janar. Arjan Madhi tha se nje gje te tille e pane te gjithe shqiptaret.

"Dhuna e ushtruar mbi qytetarët e Tiranës, policinë e shtetit dhe gardën e republikës duke synuar shkatërrimin dhe uzurpimin e kryeministrisë është një dëshmi e ndjekur nga cdo shqiptar, nëpërmjet medias. Kjo dhunë puciste, antidemokratike u ideua, paralajmëruar dhe dirigjua nga Edi Rama dhe njerëz rreth tij, të cilët në emër të interesit të tyre për uzurpimin e pushtetit dhe njëherë tentuan të shkatërrojnë qëllimet dhe ëndrrat e shqiptarëve në opozitë dhe maxhorancë", deklaroi Arjan Madhi, Partia Republikane.

Alsat

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›