Ceremonia e hapjes, cfare argetimi!

Te gjithe turnete e futbollit karakterizohen nga nje ceremoni spektakolare hapjeje, qe argeton tifozet dhe nxeh atmosferen e festes sportive. Koncepti i ceremonise qe parapriu ndeshjen e pare mes Zvicres dhe Cekise, eshte realizuar nga drejtori artistik, Martin Nrnaud dhe agjencia "Auditore". Nje spektakel qe bashkoi trashegimine kulturore dhe idete novatore, sport dhe kulture, si dhe vlereson traditat lokale, duke nenvizuar vlerat universale qe transmeton dhe UEFA: pasion, fair-play, aksion, deshire, tifoze dhe fitore. Spektakli, i cili zgjati 15 minuta, kishte protagoniste "Pixmen"-et dhe ishte frymezuar tek arti modern pixel: 600 vullnetare perdoren kuba shumengjyresh per te krijuar nje seri imazhesh dhe pasazhesh. Ne ceremoni moren pjese 976 figurante, pjesa me e madhe zvicerane, por edhe vullnetare nga 14 kombe. Me i vjetri ishte 70 vjec dhe me i riu 14. Kubat e perdorur per ceremonine peshonin 5 tone dhe jane realizuar me 12 kilometra cope dhe me kombinimin e 450 ngjyrave te mundshme. Gjate pergatitjeve jane konsumuar 15000 shishe uje, 5600 vakte dhe 1400 panine. Muzika origjinale e spektaklit eshte kompozuar nga 4 kompozitore. Mes temave dhe tingujve, jane perfshire dhe koret tipike jodel te Austrise dhe te Zvicres, pamjet e marra nga liqeni i Kostances, qe ndan dy kombet: jeshilja e peizazheve austriake dhe zvicerane ne skenarin tipik veror; magjia e pyjeve alpine dhe muzika tradicionale, si valsi dhe muzika moderne, qe hapin numerimin se prapthi te Euro 2008. Ne perfundim te spektaklit, 16 femije me 16 flamuj hyne ne fushe dhe perfaqesojne tre skuadrat pjesemarrese. Femijet u udhehoqen nga Mis Zvicra 2007, Amanda Aman (gjysme ceke ne origjine). Emocionet ne tribunat e magjise teknologjike te "St Jakob Park", stadiumi ku luan skuadra e Bazelit, ishin vertet te shumta. Traditat e dy vendeve organizatore, aq te ngjashme dhe njekohesisht aq te vecanta, u percollen mes mijerave duartrokitjesh nga 38000 spektatoret te pranishem ne stadium. Me pas, futen ne fushe Zvicra dhe Cekia, himnet kendohen nga tenore dhe gjyqtari italian Roberto Roseti vershellen startin e nisjes. Brohorimat mbushin kupen e qiellit te Bazelit. Evropiani ka nisur.
Bastet ne shifra astronomike
Dje, pa nisur mire evropiani, agjencite e basteve konfirmonin miliona skedina te mbushura nga miliarda njerez anembane botes. Bastet mund te perfshijne deri ne 5 ndeshje me kuotat deri ne 1.35, cka do te thote se jane te shperndara gjate gjithe fazes se grupeve.
Bastet ne shifra astronomike
Dje, pa nisur mire evropiani, agjencite e basteve konfirmonin miliona skedina te mbushura nga miliarda njerez anembane botes. Bastet mund te perfshijne deri ne 5 ndeshje me kuotat deri ne 1.35, cka do te thote se jane te shperndara gjate gjithe fazes se grupeve.