E Shtunë, 31 Tetor 2026

Argjentina -Nigeria, pragndeshja

www.albania-sport.com - Pas 16 vjetësh, Diego Armando Maradona bën rikthimin e tij në Kupën e Botës në Afrikën e Jugut. Argjentinasi u largua me kokën ulur në Botërorin e vitit 1994 pas ndeshjes me Nigerinë, një ekip me të cilin trajneri i sotëm i Argjentinës do të përballet të shtunën në ndeshjen hapëse të grupit B.

Afrikanët, ndërkohë, dëshirojnë të hakmerren për humbjen në finalen e futbollit në Lojërat Olimpike të Pekinit në vitin 2008, ku “La Albiceleste” triumfoi me një numër lojtarësh, të cilët janë të pranishëm në Johanesburg. Ata besojnë të trajneri suedez, Lars Lagerbak, një nga ata që ishin pas punës mjeshtërore në eliminimin e Argjentinës në Botërorin e Kore/Japoni 2002.

Ndeshja
Argjentina-Nigeria
Grupi B, Johanesburg, e shtunë 12 qershor, 16:00

Diego Maradona ka në dispozicionin e tij, dy nga golashënuesit më të mirë në Europës sezonin e kaluar, në ëndrrën për të fituar titullin e tretë: Lionel Mesin dhe Gonzalo Higuain, të cilët shënuan së bashku 61 gola.

Nigeria, “Super Eagles”, vuajti gjatë fazës kualifikuese, por ajo shpreson se trajneri Lagerbak do të jetë i dobishëm për t’i ndihmuar ata për të rizbuluar ritmin e duhur. Argjentina e ka mundur dy herë Nigerinë, në vitin 1994 dhe 2002.

Dueli kyç
Gonzalo Higuain vs Vincent Enyeama

Argjentinasi shënoi 27 gola për Realin e Madridit në sezonin e kaluar në kampionatin spanjoll. “Ëndrra ime është të jem midis shënuesve më të mirë në Kupën e Botës”, - tha Higuain.

“Maçoku” Enyeama është një portier me eksperiencë dhe me reflekse natyrore, madje ka mbajtur të pastër portën në ndeshjen kundër Anglisë, në Botërorin Kore/Japoni 2002.

Maradona (trajneri i Argjentinës): “Nigeria është një formacion i fuqishëm nga pikëpamja fizike, e aftë të krijojë probleme në sulm”.

Aiyegbeni (sulmues i Nigerisë): “Mesi është një lojtar i mirë dhe ne e respektojmë atë. Gjithsesi, do të luajmë kundër Argjentinës, një ekipi të mirë”.

ARGJENTINA
Trajner: Diego Maradona
Kapiten: Havier Maskerano
Ylli i skuadrës: Lionel Mesi
Vlera e lojtarëve: 390 mln euro
Numri i klubeve: 3 400
Numri i lojtarëve: 332 000
Viti i themelimit: 1893
Anëtarësimi në FIFA: 1904
Pjesëmarrje: 14
Trofe: 2 (1978, 1986)
Bilanci: 65 N, 33 F, 12 B, 20 H

NIGERIA
Trajner: Sven Goran Erikson
Kapiten: Havier Maskerano
Ylli i skuadrës: Obafemi Martins
Vlera e lojtarëve: 115 mln euro
Numri i klubeve: 52
Numri i lojtarëve: 58 700
Viti i themelimit: 1945
Anëtarësimi në FIFA: 1960
Pjesëmarrje: 3
Trofe: 0
Bilanci: 11 N, 4 F, 5 B, 2 H

ARGJENTINA
Trajner : Diego Maradona

Portiere
22. Sergio Romero (AZ Alkmaar/HOL)
21. Mariano Andujar (Catane/ITA)
1. Diego Pozo (Colon)

Mbrojtes
15. Nicolas Otamendi (Velez Sarsfield)
2. Martin Demichelis (Bayern Munich/ALL)
13. Walter Samuel (Inter Milan/ITA)
6. Gabriel Heinze (Marseille/FRA)
4. Nicolas Burdisso (AS Roma/ITA)
3. Clemente Rodriguez (Estudiantes)
12. Ariel Garcé (Colon)

Mesfushore
17. Jonas Gutierrez (Newcastle/ANG)
20. Maximiliano Rodriguez (Liverpool/ANG)
14. Javier Mascherano (Liverpool/ANG)
8. Juan Sebastian Veron (Estudiantes)
7. Angel Di Maria (Benfica/POR)
23. Javier Pastore (Palerme/ITA)
5. Mario Bolatti (Fiorentina/ITA)

Sulmues
10. Lionel Messi (FC Barcelone/ESP)
9. Gonzalo Higuain (Real Madrid/ESP)
18. Martin Palermo (Boca Juniors)
15. Sergio Agüero (Atletico Madrid/ESP)
19. Diego Milito (Inter Milan/ITA)
11. Carlos Tevez (Manchester City/ANG)

NIGERIA
Trajner : Lars Lagerbäck (Suedi)

Portiere
1. Vincent Enyeama (Hapoel Tel Aviv/ISR)
23. Dele Aiyenugba (Bnei Yehuda/ISR)
16. Austin Ejide (Hapoel Petah Tikva/ISR)

Mbrojtes
3. Taye Taiwo (Marseille/FRA)
21. Elderson Echiejile (Rennes/FRA)
17. Chidi Odiah (CSKA Moscou/RUS)
2. Joseph Yobo (Everton/ANG)
22. Ayodele Adeleye (Sparta Rotterdam/HOL)
5. Rabiu Afolabi (SV Salzburg/AUT)
6. Daniel Shittu (Bolton/ANG)

Mesfushore
12. Kalu Uche (Almeria/ESP)
20. Dickson Etuhu (Fulham/ANG)
10. Brown Ideye (Sochaux/FRA
14. Sani Kaita (Alania Vladikavkaz /RUS)
15. Haruna Lukman (AS Monaco/FRA)
13. Yussuf Ayila (Dynamo Kiev/UKR)

Sulmues
8. Yakubu Aiyegbeni (Everton/ANG)
19. Chinedu Obasi (TSG Hoffenheim/ALL)
4. Nwankwo Kanu (Portsmouth/ANG)
7. John Utaka (Portsmouth/ANG)
9. Obafemi Martins (Wolfsburg/ALL)
18. Victor Obinna (Malaga/ESP)
11. Osaze Odemwingie (Lokomotiv Moscou/RUS)

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Premte, 11 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›