E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ceremonia e varrimit te minatorit


Është përcjellë për në banesën e fundit minatori që humbi jetën në aksidentin tragjik në minierën e ACR-së, në Bulqizë.

Naim Shyti, 39 vjec dhe baba i dy fëmijëve, ishte futur së bashku me dy kolegë në nivelin 16 të minierës me urdhër pune, për t’u kujdesur për ajrimin, por një shpërthim hidrogjeni dëmtoi rëndë atë duke i marrë jetën, si dhe duke plagosur rëndë 8 minatorë të tjerë.

Mëngjesin e së mërkurës, kolegët e minatorit të vrarë ndërprenë punën në shenjë proteste dhe kanë shkuar pranë familjes së të ndjërit për t’i bërë nderimet e fundit.

Më pas trupi i të ndjerit është përcjellë për në banesën e fundit në fshatin e tij të lindjes, me një ceremoni ku të pranishëm ishin familjarët, të afërmit dhe kolegët.

Ndërkohë, familja e të ndjerit është ngushëlluar edhe nga kryeministri Berisha, i cili në Tiranë vizitoi tre minatorët e plagosur.

“Ky ishte një aksident i dhimbshëm dhe tragjik, - u shpreh Berisha - dhe qeveria është e vendosur, së bashku me mjekët, të bëjë cdo gjë për t’ju ndihmuar”.

Bulqizë, hetim i prokurorisë, sekuestrohen dokumentet

Ndërkohë, në Bulqizë, prokuroria ka nisur hetimin për ngjarjen tragjike. Janë thirrur dhe marrë në pyetje drejtuesit e minierës dhe minatorët që kanë djeni për ngjarjen.

Por ka qenë e pamundur të hyet në minierë për shkak se prej momentit të shpërthimit thuhet se niveli hidrogjenit është në sasi të rrezikshme.

Megjithatë, prokurorët janë të sigurtë se do të mund të inspektojnë të enjten në mëngjes në terren vendin e aksidentit që i morri jeten minatorit Naim Shyti.

Ndërkohë, janë sekuestruar të gjitha materialet shkresore në drejtorinë e minierës dhe janë pyetur minatorët për mënyrën e reagimit pasi në minierë u shfaq niveli lartë i hidrogjenit.

Ndërkohë, tre minatorë të plagosur nga shpërthimi janë dërguar për kurime të mëtejshme në Spitalin Amerikan në Tiranë, disa orë pasi morën ndihmën e urgjencës në Spitalin Ushtarak. 

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja Autizmi, dëshmia e një çifti
Një çift tregoi në studion e emisionit ‘Pasdite në Top Channel’ se si është përballur me autizmin e djalit të tyre. Histori autizmi
E quajtur si sëmundje më e tmerrshme se SIDA dhe kanceri i gjirit, autizmi po kthehet në një problem edhe në Shqipëri. Shqiperia që po zvogëlohet
Vandalizmi ndaj natyrës në të gjithë territorin e Shqipërisë u risoll edhe një herë tjetër në qendër të vëmendjes së emisionit të Pasdites, në «Top Channel ». Përkujtohet Papa Gjon Pali II
Kryeministri Sali Berisha nuk ka bërë asnjë koment mbi deklaratat e një dite më parë të Presidentit Bamir Topi. Shefi i qeverisë u pyet nga gazetarët, por nuk preferoi të bëhet pjesë e debatit mes Presidentit dhe Kryetares së Parlamentit. Shkodër, homazhe për Ndrek Prelën
Presidenti i Republikës Bamir Topi mori pjesë në ceremoninë e homazheve në nderimt të aktorit të njohur shkodran Ndrek Prela, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 91-vjecare.

Lajmet kryesore

Fotoja në TCH, Frattini zihet ngushtë
Farnesina: Lavitola-n e njihte Meta
“8 Maji, Tirana burim konflikti”
Barrikadat, nuk ka marrëveshje
Omari: Imuniteti, të ndryshojë Kushtetuta

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›