E Diel, 1 Nëntor 2026

Ceremonia kontigjenti OMLT-3 niset ne Afganistan

Një tjetër kontingjent shqiptar niset me mision drejt Afganistanit. Kontingjenti OMLT-3 është përcjellë për në misionin e tij në një ceremoni të organizuar në Ministrinë e Mbrojtjes ku të pranishëm ishin ministri Arben imami, ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu, gjeneralë dhe ushtarakë të tjerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm dhe Forcave të Armatosura. Ministri i mbrojtjes Imami u shpreh se kontributi i Forcave të Armatosura shqiptare nuk ka qenë vetëm sasiore por edhe cilësore. 
Ndërkohe kreu i diplomacisë amerikane në vendin tonë ka shprehur mirënjohjen e SHBA për kontributin që Shqipëria ka dhënë në Afganistan. 
“Në emër të SHBA-ve dëshiroj t’iu falënderoj për pjesëmarrjen tuaj në misionet në Afganistan. Shqipëria ka dhënë kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe ne e vlerësojmë shumë kontributin e Forcave të Armatosura shqiptare. Kontributi i Shqipërisë është i rëndësishëm dhe ne jemi krenar që po dërgojmë një kontingjent në një mision të përbashkët në Afganistan”, u shpreh Arvizu. 
Ministri i Mbrojtjes shqiptare tha se objektiv kryesor është rritja e kapaciteteve të forcave të armatosura ndërsa vuri theksin tek angazhimi i Shqipërisë në misionet në Afganistan i cili do të vazhdojë edhe pas vitit 2014. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›