E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili Do te largohem nga Greqia

Regjisori Laert Vasili i njohur për karrierën e vet të suksesshme në Greqi, ka deklaruar se do të largohet nga vendi, pasi i janë bërë kërcënime për jetën. Të enjten në mbrëmje, rreth 300 pjesëtarë të Agimit të artë, dhe organizatash fetare, që protestonin kundër shfaqjes së Vasilit, Corpus Christi, të cilën sinodi i shenjtë i kishës ortodokse greke e ka cilësuar si një “blasfemi”. Incidente ishin shënuar edhe në pemierën e shfaqjes teatrale, në muajin qershor, madje ndaj regjisorit Vasili dhe aktorëve që performonin në këtë shfaqje ishte depozituar një padi gjyësore. Mbrëmë, para fillimit të shfaqjes dy krahët e rrugës ku ndodhet teatri “Hitirion”, ishin bllokuar nga aktivistë dhe deputetë të Agimit të Artë, por edhe përfaqësues e simpatizantë organizatash fetare, që nuk lejonin spektatorët të hynin në sallë për të ndjekur shfaqjen. Në vendngjarje mbërritën forca speciale të policisë që bënë përdorim të kufizuar të  gazit lotsjellës. Në shenjë solidariteti me aktorët, aty ndodheshin edhe deputetë të së majtës Demokratike dhe të SYRIZA-s. Një nga deputetët e SYRIZA-s tha për mediat se pjesëtarë të Agimit të artë shpërthyen portën e teatrit, me qëllim që të pengonin fillimin e shfaqjes.
Ngjarja e mbrëmshme, vetëm pak javë pas reagimeve për filmin antiislam, kanë shkaktuar indinjatë dhe shqetësim në një masë të madhe të opinionit grek. Regjisori Laert Vasili, duke folur të në radion Vima FM, u deklarua i shokuar nga ngjarja dhe tha se ka marrë kërcënime për jetën e tij. “Dua të largohem nga ky vend. Nuk ndihem më i sigurt”, ka deklaruar vasili. “U tentua të dhunohet liria e ndërgjegjjes dhe e fjalës, në vendin ku lindi teatri”, tha Laert Vasili. Vasili, që ka përfunduar studimet në akademinë e arteve në Tiranë konsiderohet si një nga përfaqëusesit më të suksesshëm të teatrit dhe kinematografisë greke, ndërkohë që ka realizuar shfaqje tepër të vlerësuara në vende të ndryshme të botës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›