E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ceremonia, mbreti i Butanit martohet me vajzën e pilotit

Mbreti 31 vjeçar i Butanit është martuar me të dashurën e tij 21 vjeçare në një ceremoni budiste në fortesën e një manastiri.

Festimet për martesën e mbretit Xhigme Kesar Namgiel Vangquk me Jetsun Pema-vajzën e një piloti, do të zgjasin tri ditë.

Mbretëria e Butanit, me një popullatë prej diku 700 mijë njerëzish, është një nga vendet më të izoluara në botë ku ishte ndaluar përdorimi i televizionit dhe internetit deri në vitin 1999.

Vangquk u bë mbret i këtij vendi në vitin 2008, ndërsa është i pesti i linjës së mbretërve që kanë udhëhequr Butanin në 100 vitet e fundit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›