Të jesh tironc nuk u dashkan 7 breza, por të paktën 10 vjet!

Bathore, atje ku diferencat sociale janë më të dukshme
Kristi Pinderi
Cfarë të bën sot qytetar të Tiranës? Sa vjet duhet të kalojnë në mënyrë që një familje të mund të ndihet kryeqytetase? A mund të ndihesh banor i Tiranës nëse e vetmja gjë që të lidh me këtë qytet është një punë dhe një shtëpi që i paguan qëranë? Cilat familje janë tashmë të integruara në kryeqendërn shqiptare dhe cilat akoma jo?
Këto dhe pyetje të tjera kanë qenë lënda e parë mbi të cilën Instituti Agenda, një think tank tashmë i njohur në Shqipëri përdori për të realizuar një studim, duhet thënë serioz, mbi situatën demografike, sociale, ekonomike të banorëve të Tiranës, qofshin këta banorë autoktonë, qofshin ata të ardhur. Rezultatet ndonëse duken impresionuese (duken të tilla edhe sepse asnjë studim i ngjashëm nuk është kryer më parë), janë mbi të gjitha realiste.
Pasqyrojnë, në fund të fundit, atë që disa qindra mijëra banorë të Tiranës dhe rrethinave të saj e kanë kuptuar dhe e jetojnë përditë: jetën e mirëfilltë në kryeqytet bashkë me të gjitha sfidat që ajo përfaqëson.
10 vjet për tu integruar
Dr. Gjergj Filipi, drejtues i Institutit Agenda pohon për Shekullin disa nga rezultatet kryesore të këtij studimi të mbështetur financiarisht nga fondacioni gjerman Friedrich Ebert Stiftung. Rezulton se: 10 vjet, duket të jetë kufiri kohor për integrimin e pjesës me të madhe të qytetarëve që vendosen në Tiranë. Që do të thotë se nëse jeton prej më shumë se 10 vjetësh në Tiranë, atëherë sipas të gjitha gjasave sot ke një shtëpi tënden, ke një punë të sigurt dhe mbi të gjitha, ke filluar të interesohesh për aspekte komunitare dhe sociale si cilësia e shërbimeve, niveli i gjelbërimit, parkimi afër shtëpisë tënde, mundësitë e argëtimit që të ofrohen (nëse nuk të ofrohen duhet të paktën të kesh nisur të mendosh për to), etj.
Përndryshe, ata që në këtë studim të quajtur Projekti Tirana konsiderohen si rezidentë të paintegruar, kanë ardhur në qytet më pak se 10 vjet më pare, banojnë kryesisht në periferi, ose kur jetojnë në zona më qëndrore jetojnë në apartamente me qira. Pra, 10 vjet, duket të jetë kufiri kohor për integrimin e pjesës më të madhe të qytetarëve që vendosen në Tiranë.
Përkundër këtyre rezultateve të arritura nga një projekt që ka patur si metodologji të punës së vet jo vetëm anketimin ballë për ballë, por edhe shpjegimet analitike të të dhënave statistikore, qëndrojnë banorët rezidentë të integruar të Tiranës!
Tiranasit vetë shprehen mes njëri-tjetrit se duhet të jesh banor i këtij qyteti prej të paktën 7 brezash që të quhesh tironc, por në studimin në fjalë, duket se edhe 10 vjet janë mjaftueshëm të të bëjnë kryeqytetas.
Diferenca duket se është ekonomike, më së pari, mesa tyre që janë rezidentë të integruar dhe atyre që konsiderohen si rezidentë të paintegruar.
Për shembull, sipas anketimeve dhe analizave të realizuara nga Instituti Agenda në kuadër të këtij studimi, rezulton se nëse gjatë gjithë kohës je i preokupuar të sigurosh banesën, punën e sigurt dhe në njëfarë mënyre, mbijetesën, atëherë sigurisht që je i paintegruar. Por nëse i ke kapërcyer këto nevoja thelbësore atëherë je integruar e domosdoshmërisht do të të duhet të mendosh për shërbime të tjera të aspektit komunitar. Këta rezidentë të Tiranës pra, të integruar, mendojnë se kopshtet, ccerdhet apo dhe mundësitë e arsimimit privat janë shërbime të mira në Tiranë. Për pasojë, kopshtet dhe ccerdhet janë shërbimet bashkiake më të vlerësuar nga të gjitha kategoritë, me vlerësim maksimal nga rezidentët e integruar (8.9 nga 10 maksimalja) dhe nje vlerësim mesatar 6.3 nga të gjitha kategoritë. Nga ana tjetër, parkimi është shërbimi për të cilin rezidentët e integruar japin vlerësimin më të ulët (5.1) se kategoritë e tjera. Përvecc kësaj, gati të gjithë të intervistuarit shprehen se paguajnë një shumë të caktuar vjetore (mesatarisht 2000 leke të reja) për mirëmbajtjen e shkollës, lyerje, rojen si dhe shërbime të tjera në shkolla, kopshte apo çerdhe.
Studimi: Kush ka pronë po investon, ose po pret ti shtohet vlera
Një veçori specifike që karakterizon në masë të intervistuarit e kësaj kategorie është të qënurit pronarë të tokave në brendësi të qytetit, ku prej vitesh është investuar në ndërtimin e banesave shumëkatëshe. Si rrjedhojë, një pjesë e mirë e kësaj kategorie sot jetojnë në banesa tip apartament, ku ata janë transferuar pas kompensimit nga firmat e ndërtimit në këmbim të tokës. Një përqindje e konsiderueshme e të intervistuarve ka përfituar më shumë se një apartament si formë kompensimi. Kjo ka ndikuar mjaft pozitivisht tek të ardhurat e tyre, pasi apartamentet shtesë, përgjithësisht i japin me qira, duke siguruar një prurje ekonomike fikse dhe një rritje të ndjeshme të mirëqënies.
Në studim merret si shembull rasti i një familje që shprehet: Kemi patur shtëpi private, e dhamë për pallat dhe kemi marrë 3 apartamente dhe një dyqan..
Në familje tjetër e cila duket optimiste shprehet se: “Jemi pronarë të tokës ku është ndërtuar pallati ku jetojmë, kemi disa hyrje si kompesim nga firma ndërtuese. E shikojmë veten të përhershëm në këtë zonë; Çmimi i tokës dhe i qirasë është rritur në mënyrë të ndjeshme, e kemi vënë re tek apartamentet që shesim dhe japim me qira.
Një familje e tretë e marrë si shembull në këtë studim të veccantë të Agenda, pohon: Trualli në të cilin është ndërtuar pallati ka qënë i babait dhe tani familja ka marrë disa hyrje aty, të hipotekuara.. Ky fenomen ka sjellë dhe rritjen e pritshmërisë së disa prej pronarëve të shtëpive përdhese ende të pashembura, që trualli i tyre të përfshihet në një investim të tillë si në rastin e familjes së lartpërmendur. Nuk e di në do jemi permanentë këtu pasi po kërkoj të jap truallin për ndërtim pallati dhe mund të lëviz prej këtej. Çmimi i tokës është rritur shumë. E kam shtëpinë të trashëguar nga babai, nuk kam investuar se pres që ta jap truallin për ndërtim pallati”, sqaron një banor resident i Tiranës. Kështu, rezidentët e hershëm e shikojnë shtëpinë si një aset ekonomik, pavarësisht përfshirjes së tyre, disa duke investuar vazhdimisht e disa duke qenë të vetëdijshëm për rritjen e vazhdueshme të vlerës së pronës së tyre.
Cilët janë të paintegruarit e Tiranës?
Kategoria e Rezidentëve të paintegruar përbëhet nga ato familje të cilat i janë afruar qytetit të Tiranës për arsye ekonomike, familjare apo arsimore, thuhet në këtë studim. Duket se ata kanë zgjedhur si vend-ndalimin e parë zonat me çmimin e tokës apo të qerasë më të ulët, vlera që gjenden kryesisht në zonat periferike të Tiranës. Me tu vendosur në këto zona, pas blerjes së tokës me çmime shumë të leverdisshme, ata kanë ndërtuar banesën e tyre, thotë Gjergj Filipi, duke cituar rezultate të këtij studimi.
Kjo kategori ka dhe numrin më të lartë të banesave në proçes legalizimi apo hipotekimi. Me shpresën se pronat e tyre do të legalizohen, ata besojnë se vlera e pronës së tyre do të rritet, sidomos me përfundimin e një plani urbanistik, të njoftuar tashmë nga Bashkia e Tiranës, por edhe nga administrata e mëparshme e Edi Ramës. Duhet thënë se ka një ndryshim në fakt, mesa tyre që konsiderohen rezidentë të pa integruar dhe atyre që janë në të vërtetë rezidentë të zonave suburbane. Në aspektin e prishtshmërive dhe optimizmit për të ardhmen në këtë qytet të ri, vihet re një skepticizem në lidhje me politikën dhe politikanët tek pothuaj të gjithë të intervistuarit, por megjithatë të gjithë grupet kanë pritshmëri të larta për