E Diel, 1 Nëntor 2026

Paralajmërimi: Seksi mund të fshijë kujtesën tuaj

Share

Seksi ta merr mendjen- e kjo jo gjithmonë është në mënyrën e mirë. Shkencëtarët kanë zbuluar se seksi mund të fshijë kujtesën tuaj. Ata citojnë rastin e një 54 vjeçare, që mbërriti në një spital në Uashington në gjendje paniku për shkak se pasi kishte bërë seks me të shoqin, kishte humbur kujtesën për gjithçka kishte ndodhur 24 orët e mëparshme.

Kjo gjendje është e rrallë dhe quhet amnezi kalimtare, pasi është gjithmonë e përkohshme, por është kaq e rëndë, sa bëhet shumë stresuese, thonë kërkuesit. Truri gjatë kësaj faze nuk pëson ndonjë dëm. Pak dihet se çfarë e shkakton këtë gjendje, por mjekët mendojnë se mund të jenë valvulat e qafës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›