E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cerezo: Nuk ka oferta për Forlan

Presidenti i Atletico Madrid, Enrique Cerezo, ka deklaruar se në adresë të tij nuk ka arritur asnjë ofertë për sulmuesin Diego Forlan.

Mediat italiane shkruan se Juventusi dëshiron të marrë shërbimet e 31-vjeçarit nëse ata dështojnë të transferojë sulmuesin e Wolfsburg, Edin Dzeko, gjatë kësaj vere.

Forlan, i cili fitoi Topin e Artë për lojtarin më të mirë në Kupën Botërore pasi ndihmoi Uruguain të kualifikohet në gjysmëfinale, është në kontratë me ekipin spanjoll deri në qershor të vitit 2013.

"Ne nuk dimë asnjë për asnjë klub. Askush nuk ka telefonuar për të pyetur për Forlan. Kjo është arsyeja se pse jemi të qetë. Qëllimi i Atletico është të mos lejojë largimin e ndonjë lojtari", ka thënë Cerezo për sportiven spanjolle AS

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›